Udhëheqësi suprem fetar i Iranit bëri paraqitjen e tij të parë publike pas gati një muaji.
Ajatollah Ali Khamenei mori pjesë në një ngjarje fetare të shtunën, sipas një videoje të transmetuar nga media shtetërore dhe të publikuar nga zyra e tij.
Videoja tregon Khamenein duke përshëndetur besimtarët në një xhami gjatë një ceremonie që shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Huseinit në Betejën e Qerbelasë, ditën e Ashura-së, e cila konsiderohet një ditë e rëndësishme për myslimanët shiitë, pa lidhje me Ashura-në e Musait me bijtë e izraelit, të cilën muslimanët sunitë e kujtojnë me agjerim.
#BREAKING A video released by Khamenei's office purportedly shows the moment he enters the Hussainiyah at his compound in Tehran to attend the Ashura mourning ceremony, his first public appearance since the beginning of Israeli attacks. https://t.co/uzjtRZbhlE pic.twitter.com/YeBVMqwj7D
— Iran International English (@IranIntl_En) July 5, 2025
Ishte hera e parë që udhëheqësi suprem i Iranit shfaqej në publik që nga 13 qershori, fillimi i luftës 12-ditore me Izraelin dhe sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Gjatë luftës, Ajatollah ndenji i fshehur, duke ju ruajtur një atentanti të mundshëm, dhe lëshonte vetëm mesazhe të regjistruara dhe video.