Nëse doni të merrni më shumë pëlqime në një foto Instagram atëherë koha më e mirë për ta postuar atë mund të jetë në mes të natës.
Kjo është sipas hulumtimit nga ekipi që qëndron pas një aplikacioni të quajtur “Më vonë”.
Ata analizuan 61,000 poste të ndryshme për të kuptuar se kur ishte koha më e mirë për të postuar në rrjetin social.
Edhe pse ndryshon shumë në varësi të ndjekësve tuaj dhe çfarë bëjnë ata, mesatarisht koha më e mirë për të postuar sipas tyre është nga ora 2 e natës, kjo sepse në këtë orë njerëzit janë më të qetë dhe kanë kohë të kontrollojnë postimet e miqve.
Dhe, sa i përket orës 17:00 – kjo është koha kur ne të gjithë marrim një vështrim të shpejtë në mediat sociale para se të shkojmë në shtëpi nga puna.
Interesante, çdo ditë ka kohë të ndryshme optimale për të postuar.
Kjo është ndarja:
E diel: 17:00
E hënë: 19:00 dhe 22:00
E martë: ora 3 dhe 10
E mërkurë: 17:00
E enjte: 07:00 dhe 23:00
E premte: ora 1 dhe 8
E shtunë: 12 dhe 2 të mëngjesit./tesheshi.com/