Presidenti Hashim Thaçi pas qasjes bllokuese të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar homologut të tij, Ilir Meta, që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet aplikimi për shtetësi shqiptare në mënyrë që të lëvizin lirshëm.
Mirëpo kjo kërkesë e Thaçit nuk po shihet si një zgjidhje nga Meta.
“Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësia shqiptare, por tejkalimi i problemit të izolimit të Kosovës”, ka deklaruar Meta. /tesheshi.com/