Në një përmbytje të pazakonte në Korenë e Veriut, të paktën 76 njerëz kanë vdekur dhe me qindra të tjerë rezultojnë të humbur.
Mijëra shtëpi janë shkatërruar, tha Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq Kombëtar kryen operacione kërkimi dhe shpëtimi në jug dhe në veri të krahinës së Hëanghae, ku shira të forta filluan më 28 gusht.
Deklarata shtoi se midis personave të zhdukur ka shumë fëmijë.
“Shirat e mëdha në ditët e kaluara kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut, dhe më shumë se 800 ndërtesa janë shkatërruar, duke përfshirë shtëpitë, klinikat dhe shkollat”, tha raporti i Reuters.
Vendi që deri pak kohë më parë kërcënonte botën me raketa bërthamore, tashmë ka rënë nën pushtetin e ujit. /tesheshi.com/