Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kërcënimi i Thaçit me dorëheqje: ç’lojë po luan presidenti me “ushtrinë” e tij?

by te Sheshi
12/03/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kërcënimi i Thaçit me dorëheqje: ç’lojë po luan presidenti me “ushtrinë” e tij?

Nga Blendi Gashi

Presidenti Thaçi, pas befasisë që bëri me daljen kundër ndërkombëtarëve për ushtrinë, së fundmi ka bërë dhe një deklaratë të papritur, duke thënë se “do të paraqesë dorëheqje dhe do ta çojë vendin në zgjedhje nëse ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e ushtrisë”.

Thaçi, përmes kësaj deklarate po kërcënon drejtëpërdrejtë kryeministrin Mustafa se do e çojë në pension nëse qeveria nuk e procedon në Kuvend “ligjin për ushtrinë” pasi në konferencën që mbajti në Preisdencë, qartë tha se e kreu punën dhe tashmë ushtria është në dorën e kryeministrit.

Por Thaçi me deklaratën e tij po kërcënon drejtëpërdrejt edhe deputetët ndaj të cilëve haptaz po bën trysni që të japin votën për ushtrinë, konkretisht për ata deputet që janë të hamendur nëse duhet të bëhet ushtria pa lejen e SHBA dhe NATO-s, e që shumica vijnë nga kampi i LDK-së.

Duke parë këtë deklaratë të Thaçit dhe ditur që roli i tij si president është të jetë unifikues e jopërçarës, shtrohet pyetja se ç’lojë po luan ?

Ndoshta “kërcënimet e Thaçit” për dorëheqje janë më shumë një lojë politike e tij kinse se për atë me rëndësi është shteti, pra themelimi i ushtrisë e jo karrigia që është i gatshëm ta “sakrifikojë”.

Kjo deklaratë  e tij pa kurrfarë  dyshimi është më shumë për konsum të brendshëm, por njëherit Thaçi ka për qëllim të tregoi fuqinë dhe pushtetin që ka mbi skenën politike, dhe bën një kërcënim të tillë duke qenë mëse i vetëdijshëm dhe i bindur se deputetët do ta votojnë ushtrinë nëse ligji procedohet në Kuvend, pasi në të kundërtën do të etiketoheshin si “tradhëtarë”.

Ndonëse kërcënimet e Thaçit mund të jenë të dëmshme për vet skenën politike, ai padyshim se përmes kësaj rruge që ka zgjedh dëshiron me ngulm të dalë fitues (sigurisht dhe me mbështetjen në heshtje të ndërkombëtarëve që mund ta ketë përkundër reagimeve të tyre), sidomos para qytetarëve kur dihet se Thaçi fare mirë kërkon edhe një mandat në krye të Presidencës dhe këtë përmes votës së popullit.

Dhe ku ka më mirë që të dalë para qytetarëve të kërkojë votën si triumfues dhe si një politikan që bëri ushtrinë, edhe përkundër kundërshtimeve të mëdha qoftë vendore apo ndërkombëtare.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Thaçi përmes kërcënimeve të bëra po dëshiron të tregoj dhëmbët edhe ndaj ndërkombëtarëve (nëse veç janë seriozisht kundër ushtrisë pa serbët), se nëse nuk e përkrahin iniciativën e tij mund të krijojë një lloj destabiliteti politik në vend.

Padyshim se Thaçi po dëshiron të tregohet edhe një politikan i fortë dhe ndaj Serbisë, t’ua përçojë mesazhin e qartë se vendimet e mëdha më nuk do të mbesin peng të deputetëve të komunitetit serb që janë të ndikuar direkt nga Beogradi.

Por krejt në fund mund të jetë dhe një lojë e tij, pra të çojë vendin në zgjedhje, të lë fajtor LDK-në e Isa Mustafës sërish për mosbërjen e ushtrisë, vetëm e vetëm të mos dalë para qytetarëve si një humbës.

Kujtojmë se në vitin 2014 përplasjet rreth çështjes së ushtrisë çuan vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. /tesheshi.com/

Related Posts

Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?
Politikë

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Next Post
Rama në fjalimin javor: pse largohen 4 ministrat; një falenderim për Metën dhe një mesazh për opozitën

Rama në fjalimin javor: pse largohen 4 ministrat; një falenderim për Metën dhe një mesazh për opozitën

Pasdite e zezë për Atalantën, moment i vështirë për Berishën

Pasdite e zezë për Atalantën, moment i vështirë për Berishën

Momenti kur automjeti përfundon mbi çatinë e një banese

Momenti kur automjeti përfundon mbi çatinë e një banese

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rama, shembull nga Parisi për një grykësi shqiptare

Rama, shembull nga Parisi për një grykësi shqiptare

07/07/2025
Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

07/07/2025
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni