YouTube tha se do të çaktivizojë komentet për të gjitha videot ku shfaqen fëmijët nën moshën 18 vjeç në përpjekje për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre, pas raporteve javën e kaluar se pedofilët linin komentet të papërshtatshme në videot me fëmijë.
Ndryshimi vjen kur YouTube është pajtuar të shtrëngojë përmbajtjet përmes platformës se saj, pas shqetësimeve në lidhje me gjuhën e urrejtjes, dhunën dhe teoritë e konspiracionit që po vazhdojnë ta dëmtojnë atë.
Ndryshimi do të hyjë në fuqi në muajt në vijim nga YouTube për të çaktivizuar komentet për të gjitha videot ku shfaqen të miturit, tha kompania. Ajo tashmë ka filluar të largojë komente nga dhjetëra miliona video.
Disa kompani e kanë ndaluar reklamimin në platformë pasi zbuluan se pedofilët linin komente të padëshirueshme në video me fëmijë.
Në mesin e këtyre videove mund të jenë edhe ato të ngarkuara nga prindërit e fëmijëve. Ndërsa videot ku shfaqen fëmijë të rritur në moshë komentet nuk do të çaktivizohen vetëm nëse vërehen se kanë tërhequr komente të papërshtatshme.
Vetëm një numër i vogël krijuesish në YouTube do tu lejohen komentet. Ata mund të jenë partnerë të besuar të YouTube apo yje.
Largimi i komenteve për një numër kaq të madh videosh duket si një “reagim ekstrem”, tha analisti eMarketer Paul Verna. Por kur është çështja për sigurinë e fëmijëve, ka kuptim që YouTube do të donte të vepronte shpejt, tha ai.
CEO i YouTube, Susan Wojcicki pranoi shqetësimet duke thënë “Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne sesa siguria i të rinjve në platformë”.
YouTube thotë se ka zhvilluar një sistem i cili është më i mirë në identifikimin e komenteve dhe fshirjen e tyre.
Menjëherë pas publikimit të skandalit u tha se YouTube do të hiqte reklamat për ata krijues videot e të cilëve tërheqin komente të papërshtatshme duke krijuar panik.
YouTube, Facebook, Twitter dhe të tjera që lejojnë publikimin e përdoruesve, janë përballur me thirrje për të monitoruar atë që shfaqet në faqet e tyre dhe për të hequr përmbajtjen e papërshtatshme. Të gjitha kompanitë thonë se kanë ndërmarrë veprime për të mbrojtur përdoruesit. Por vazhdojnë ende të shfaqen.
Shqetësimet për komentet në YouTube nuk ishin as prioritet për reklamuesit dhe vizituesit para disa javësh, tha Verna.
Telashet e YouTube nuk mbarojnë këtu. Aplikacioni i YouTube për fëmijë, YouTube Kids, është hakeruar për algoritmet që përdor për të kuruar përmbajtjet. Videot e papërshtatshme jo rrallë herë u kanë shpëtuar filtrave të platformës dhe mbërritur gjer tek fëmijë. /tesheshi.com/