Një rrëzim kabine teleferiku në Itali ka çuar në jetëhumbjen e 9 personave që ndodheshin në të, mes tyre dhe dy fëmijë. Kabina ra në një zonë të ashpër dhe të pyllëzuar në Stresa Mottarone në Torino.
Aksidenti është shkaktuar nga këputja e kavos, në pjesën më të lartë të rrugës e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore arrin një lartësi prej 1,491 metrash. Udhëtimet zgjasin rreth njëzet minuta.
Këputja ndodhi 300 metra nga maja e malit ku është stacioni i mbërritjes. Kabina u shemb në një pjesë të pyllëzuar dhe të paarritshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta. /tesheshi.com/
🔴 Si aggrava il bilancio dell'incidente sulla funivia Stresa-Mottarone. Secondo la sindaca della cittadina sul lago Maggiore, che abbiamo contattato al telefono, i morti sono dodici. Confermato il trasporto a Torino di tre feriti pic.twitter.com/XhjHVxZ2qK
— Tg3 (@Tg3web) May 23, 2021