Nga Blendi Gashi
Politikanet shqiptare kanë gjetur një mënyrë të tyre për t’i goditur kundërshtarët politikë kur nuk ju dëgjohet zëri i tyre, apo kur diç nuk pajtohen me ta.
Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri tashmë kanë futur në përdorim edhe këpucët e tyre që t’i godasin ata “burra” që i bëjnë nervoz duke marrë vëmendjen e plotë, por njëkohësisht duke paralajmëruar të tjerët kundërshtarë se këpuca mund të fluturojë edhe në drejtim të tyre.
E para një model të tillë sigurisht jo parlamentar e nisën politikanet nga Kosova, konkretisht deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e njohur si Ganja e cila vite më parë në një nga seancat plenare për pak sa nuk e gjuajti me këpucë Liburn Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje derisa ky i fundit po mbante fjalim për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin siç duket e kishte bërë nervozë deputeten Musliu.
Ajo gjatë seancës derisa po fliste me koleget e saj të partisë kapi një gotë që kishte synim sulmin ndaj Aliut, por Musliu për një çast ndërroj mendje duke e lëshuar gotën dhe e kapi këpucën e saj dhe po e elaboronte një gjuajtje drejtë tij.
Ndërkohë, i kujtohet se kamerat mund ta kenë xhiruar dhe ulet duke qeshur. Vërehet se po e bënte sa për humor dhe nuk e kishte seriozisht pasi nuk e gjuajti Aliun.
Për dallim nga Ganja, Kryemadhi e LSI-së gjuajti këpucën…
Modelin e Ganës çuditërisht e ka ndjekur një prej grave më të forta në skenën politike të Shqipërisë, hiç më pak se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Me thirrje dhe britma kundër Ramës, në seancën e së hënës ku nën tym u zgjodh përkohësisht kryeprokurorja e Shqipërisë, Kryemadhi nuk u përmbajt ku përveç dosjeve e shumë britmave ndaj kryeministrit Edi Rama ajo ka gjuajtur edhe me këpucë në drejtim të tij.
Pra Kryemadhi e cila veproi për dallim nga Ganja e PDK-së, fare nuk i ka rënë pishman që veproi në atë mënyrë duke thënë se “më mbeti pishman që nuk e zuri (këpuca) por kjo do të thotë se duhet të bëj stërvitje më të mirë në të ardhmen”.
Kjo deklaratë e të pares së LSI-së, njëherit gruas së presidentit të shtetit, lë të kuptohet se ajo edhe në të ardhmen si armë të “fortë” të saj e sheh përdorimin e këpucës ndaj Ramës e të tjerëve. Dhe nëse vepron ashtu sigurisht se do i duhet të marrë me vete edhe disa parë nga shtëpia.
Pra tashmë gratë shqiptare që merren politikë veç kanë përsosur një metodë për t’i goditur kundërshtarët e tyre.
Kështu mbetet të shihet nëse do fluturojnë sërish këpucët qoftë në sallën e Kuvendit të Kosovës apo Shqipërisë, apo kjo metodë nuk do përdoret nga grate tjera politikane, duke bërë të mbeten në histori vetëm Ganja e Monika. /tesheshi.com/
Video: Ganja e PDK-së:
Video: Monika Kryemadhi: