Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë, raporton A2 CNN, që ka siguruar ekskluzivisht draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kushtet e vendosura në draft, ngjasojnë me ato të Berlinit zyrtar, përpara se te jepte “Po”-në në Bundestag – komenton kjo media.
Sipas saj, më thelb, kushtet lidhen me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
- Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
- Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.
- Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.
- Ngritja dhe funksionimi i SPAK.
- Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.
- Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.
- Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”
E nga ana tjetër, Këshilli inkurajon klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.
“Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik”, shkruhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit, publikuar nga A2 CNN. /tesheshi.com/