Dy liqene në zonën e Belshit prej vitesh janë kthyer në kazanë mbeturinash për ujrat e zeza dhe për mbetjet e industrisë, duke u kthyer në vatra infeksioni për disa sëmundje.
Siç bën të ditur TCH, janë dy liqenet e zonës lindore të zonës së pasur me basene natyrale që përdoren nga banorët për vaditje.
Qytetarët kanë lëshuar alarmin se rreziku mund të jetë më i madh se ata prej kohësh ujisin bujqësinë e pasur të kësaj zone me ujrat e ndotur.
Në këto liqene derdhen ujërat e zeza të Belshit, ujërat dhe papastërtitë e thertoreve dhe të gjitha mbeturinat e mundshme urbane.
/tesheshi.com/