Publikimi i një karikature ku aludohet për Profetin Muhamed ka shkaktuar reagime të forta në Turqi. Një turmë e zemëruar u mblodh jashtë zyrave të revistës Leman në Stamboll, ndërsa vonë natën u bë e ditur se krijuesi i karikaturës, drejtori i botimit dhe kryeredaktori u arrestuan, ndërsa janë në pritje urdhër-arreste dhe kundër tre personave të tjerë. Por revista mohon se karikatura ka të bëjë me Profetin Muhamed.
Numri i revistës satirike i botuar më 26 qershor paraqet një karikaturë në të cilën Muhamedi dhe Moisiu shihen duke shkëmbyer përshëndetje për një qytet të Lindjes së Mesme që po bombardohet.
Edhe pse numri i revistës u botua më 26 qershor, numri fitoi vrull dje, të hënën, më 30 qershor, në faqet e rrjeteve sociale.
Leman Önündeyiz!#LemanDergisiKapatılsın pic.twitter.com/rstOKv1Bzl
— Büyük Doğu Akıncıları Gençlik Teşkilâtı (@bdagenclik) June 30, 2025
Qindra njerëz u mblodhën në mbrëmje jashtë zyrave të Leman në zonën e Pera-s, ku u lutën, thirrën slogane dhe disa madje sulmuan ambientet e revistës.
🔴 SON DAKİKA: Leman dergisinin Bakırköy’deki mekanına Müslüman gençler tarafından baskın yapıldı. Polis havaya ateş açarak müdahale etti pic.twitter.com/nh4t72Y3jR
— Daily Islamist (@dailyislamist) June 30, 2025
Autoritetet turke, përveç arrestimit të gjashtë personave përgjegjës për revistën, urdhëruan tërheqjen e numrit dhe nisën procedurat për të ndaluar aksesin online të karikaturës kontroverse.
Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, njoftoi se një hetim prokurorial ishte urdhëruar për revistën me akuzat për “fyerje të vlerave fetare”.
Deklarata e tij: “Zyra e prokurorit të Stambollit ka nisur një hetim gjyqësor për krimin e ‘fyerjes publike të vlerave fetare’ sipas Nenit 216 të Kodit Penal Turk, në lidhje me botimin e një karikature të Profetit Muhamed në një revistë satirike. Asnjë liri nuk jep të drejtën për të satirizuar objektet e shenjta të një feje. Tallja e profetit tonë ose çdo përpjekje për ta përfaqësuar atë vizualisht dëmton jo vetëm vlerat tona fetare, por edhe paqen sociale. Masat e nevojshme ligjore do të merren pa vonesë kundër këtij akti provokues që shpërfill besimet e miliona myslimanëve.”
Peygamber Efendimizin (S.A.V) karikatürünü yaparak nifak tohumları ekmeye çalışanları bir kez daha lanetliyorum.
Bu alçak çizimi yapan D.P. adlı şahıs yakalanarak gözaltına alınmıştır.
Bir kez daha yineliyorum:
Bu hayasızlar hukuk önünde hesap verecektir. pic.twitter.com/7xYe94B65d— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) June 30, 2025
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha: “Unë e dënoj fuqimisht karikaturën e turpshme të profetit tonë. Ajo që ndodhi nuk është liri e shtypit. Ajo që ndodhi nuk është liri e shprehjes. Veprime të tilla që fyejnë vlerat tona fetare dhe shkaktojnë plagë të thella në ndërgjegjen e muslimanëve janë provokuese në natyrë dhe ata që guxojnë t’i kryejnë ato do të mbahen përgjegjës para Drejtësisë.”
Hadsiz derginin grafikeri C.O. adlı şahıs da yakalanarak gözaltına alındı.
Sevgili Peygamberimize (S.A.V.) yönelik gerçekleştirilen bu alçaklık hukuk önünde hak ettiği cezayı görecektir. pic.twitter.com/deWsbRWPFi
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) June 30, 2025
Vetë revista mohon se ka publikuar një karikaturë të Profetit Muhamed dhe në një deklaratë vëren: “Emri më i përhapur në botë dhe emri me popullsinë më të madhe është Muhamed, Mehmet, Mamadou (të gjithë këta emra janë dhënë nga myslimanët për ta mbajtur gjallë emrin e profetit tonë). Sot, ka 200 milionë njerëz që mbajnë emrin Muhamed. Krijuesi i karikaturës donte të theksonte të drejtën e popullit të shtypur musliman, duke iu referuar një muslimani të vrarë nga Izraeli, dhe nuk kishte ndërmend të nënvlerësonte vlerat fetare. Ne nuk e pranojmë stigmën që na atribuohet, pasi nuk ka asnjë përshkrim të profetit tonë. Për ta interpretuar karikaturën në këtë mënyrë, duhet të kesh qëllime shumë të këqija. Ka kaq shumë Mehmet dhe Muhamed që ju njihni.”
🚨 #Leman dergisi Müessese Müdürü A.Y. gözaltına alındı.
— Mediant (@wemediant) June 30, 2025
Deklarata gjithashtu thotë se revista Leman e ka sjellë vazhdimisht çështjen e Palestinës në plan të parë me pesë numra të veçantë dhe qindra kopertina. “Ne deklarojmë se ju nuk keni të drejtë të vini në dyshim ndërgjegjen dhe besimet tona në një mënyrë të gabuar dhe të shtrembëruar”, vëren deklarata. /tesheshi.com/