Prindërit e tyre Karen dhe Ian Gilbert e kanë të pamundur ti dallojnë trinjaket e tyre por fatmirësisht e kanë gjetur një zgjidhje.
Kur Ffion, Madison dhe Paige ishin bebe, çifti i pikturonte atyre gishtat e këmbëve që të dinin kush ishin.
Megjithatë kur trinjaket mbushën dy vjeç prindërit gjetën një mënyrë tjetër për ti dalluar duke i veshur atyre atlete me ngjyra të ndryshme.
“Nuk është një trend mode. Ne vuajmë për ti dalluar”-u shpreh e ëma e tyre.
Ian dhe Karen u shokuan kur morën vesh që prisnin trinjakë pasi ishte një mundësi 1 në 160.000.
Trinjaket gjithashtu kanë marrë pjesë dhe në shfaqje televizive si TV’s Casuallity dhe dramën “Stella” pasi duke qenë identikë mund të luanin të njëjtin personazh./tesheshi.com/