Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kandidatja që urren të jetë deputete memece, Besa Zogaj – Gashi: do më shihni në parlament

by te Sheshi
06/06/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Kandidatja që urren të jetë deputete memece, Besa Zogaj – Gashi: do më shihni në parlament

Premton se në Kuvend do jetë zë i fuqishëm e jo një “memece” si disa femra gjatë mandatit të kaluar. Thotë se fokusi kryesorë i saj do jetë fuqizimi ekonomik i gruas dhe të rinjëve, por jo vetëm.

Është kjo Besa Zogaj-Gashi, kandidate për deputete nga LDK e cila shprehet e bindur se partia e saj dhe aleatët do të triumfojë në zgjedhjet e 11 qershorit, pasi thotë se kanë kandidatin për kryeministër dhe listën më të mirë.

Gashi, në një intervistë për tesheshi.com tregon një takim prekës që ka pasur me një pensioniste, ndërsa flet edhe për programin e LDK-së, për atë sa dëgjohet zëri i femrave brenda partisë e tema tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

Për fillim, a mund të tregoni për lexuesit se kush jeni, profesioni juaj, pra një CV e shkurtër?

Jam Besa Gashi-Zogaj, nga Prishtina, me profesion magjistër shkence i Menaxhmentit dhe Informatikës.

Në qeverinë e kaluar kam ushtruar postin e zv.ministres së Zhvillimit Ekonomik, ndërsa jam anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe anëtare e Kryesisë së forumit të gruas në LDK.

Poashtu jam profesoreshë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), ligjëroj lëndën Financat Publike dhe Ekonomia.

Jeni kandidate për deputete nga LDK. Sa jeni të kënaqur me përfshirjen e femrave në listën e partisë suaj por edhe të tjerave? A u është dhënë hapësirë e mjaftueshme ?

LDK si parti gjithëpërfshirëse ka qenë shumë e kujdesshme në promovimin e grave në vendimmarrje, dhe kjo qasje shihet edhe në listat për deputet ku degët e LDK-së kanë qenë shumë të kujdesshme në emërimin e kandidateve për deputete.
Në këto zgjedhje për herë të parë LDK hynë në garë me partner të koalicionit AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe përfaqësues të shoqërisë civile, andaj ka qenë e kufizuar mundësia për të hyrë në garë të gjitha propozimet e nëndegëve dhe degëve. Do të jetë një garë e vështirë ku minimum një femër duhet të arrin 9000 ose 10000 vota për tu bërë deputete.

Gjashtë ditë të fushatës zgjedhore kanë ikur. Si i keni parë ato? Sa po dëgjohet zëri i femrës apo më shumë po merren si dekor?

Në gjashtë ditët e kaluara të fushatës unë si kandidate femër për deputete jam pritur mirë nga qytetarët, sidomos nga të rinjtë por edhe nga organizatat e grave në takimet që kam pasur. Ka një entuziazëm dhe një frymë mund ta them lirisht frymë rugoviane, një masivizim dhe mobilizim nga të gjitha anët që koalicioni ynë të dale fitues i zgjedhjeve.

Grave që garojnë për deputete nga LDK në gjashtë ditët e fushatës i është dhënë hapësirë e mjaftueshme, kanë paraqitur para qytetarëve synimet e tyre, por në veçanti këtë e bëjnë më shumë në qytetet dhe degët nga ato janë të propozuara.

Mund të flas për vete, në çdo tubim ku kam shkuar më është dhënë hapësira e mjaftueshme të shpalos programin e partisë dhe të tregoj pse është e rëndësishme vota për LDK-në dhe aleatët e saj e në veçanti për femrat.

Gjatë fushatës sigurisht keni bashkëbiseduar me shumë qytetarë. A mund ta veçosh ndonjë prej tyre ku qytetari u ka shprehur hallet dhe brengat e tij?

Gjate këtyre ditëve të fushatës nga mëngjesi deri në mbrëmje kam takuar shumë qyetarë, të rinj, gra, pleq, bujq, përfaqësues të bizneseve, mjek, etj, dhe mund të them se kërkesat e tyre janë që të ketë një zhvillim më të hovshëm ekonomik, të hapen vende të reja të punës në mënyrë që të mos dalin jashtë shtetit.

Megjithatë dua ta ndaj me lexuesit tuaj një takim të veçantë që kam pasur këto ditë fushate. Gjatë vizitës në shoqatën e grave pensioniste “Vita Jeta”, në Prishtinë që përfaqëson rrjetin e 1500 grave, një grua pensioniste me lot në sy ma tregoi se si mbesa e saj studente e dalluar pas përfundimit të studimeve nuk po gjen punë dhe i duhet nga pensioni t’i jap pak para për nevojat elementare.

Po sipas jush cilat janë tre problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi?

Mendoj se tre problemet më të mëdha janë, papunësia, sundimi i ligjit edhe arsimi e shkenca.

Pavarësisht se ndodhi rritja më e madhe ekonomike në rajon gjatë qeverisë “Mustafa”, poashtu u ulën shifrat e papunësisë nga 35 % sa ishin më 2014-të në 26% në 2017-të, papunësia mbetet një brengë e madhe që duhet luftuar në katër vitet e ardhshme.

Programi qeverisës i LDK-së dhe aleatët parasheh në mandatin e ardhshëm parasheh realizimin e disa projekteve të mëdha që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, siç janë: ndërtimin e  termocentralit “Kosova e Re”, projektin e Brezovicës, investime në Trepçë, trefishimin e buxhetit për bujqësinë etj, që të gjitha këto do ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Por për të arritur një zhvillim ekonomik padyshim se sundimi i ligjit, e sidomos zbatimi i kontratave është një ndër shtyllat kryesore.

Çdo kompani serioze para se të investoj në një vend interesohet nëse ka gjykata efikase që garantojnë zbatimin e kontratave. Andaj në programin e saj LDK, ka propozime konkrete për rritjen e efikasitet të gjyqësorit, ku padyshim se do ketë edhe rritje të ndjeshme të buxhetit për këtë fushë.

LDK dhe aleatët e saj pra do të bëj depolitizimin, dekriminiazimin dhe profesionalizimin e institucioneve të drejtësisë dhe e luftojnë fuqishëm krimin dhe korrupsionin.

Në mandatin e kaluar disa deputeteve nuk ju është dëgjuar fare zëri. Përveç frazës së njohur “do i shërbej popullit”, konkretisht për çfarë do e ngritni ju zërin në Kuvend?

Unë i siguroj qytetarët se nëse zgjidhem deputete do të ngriti fuqishëm zërin për brengat dhe hallet që m’i kanë treguar gjatë fushatës.

Edhe sa e kam mbajtur postin e zv.minsitres kam dëshmuar se jam një grua që punoj për të rinjt e në veçanti për fuqizimin ekonomik të gruas, ku përmes projektit online “ËOË”, shumë gra janë shkolluar dhe më pas kanë gjetur punë përmes tregut online. Ky projekt është shtrirë në 9 komuna, në 5 prej tyre ka përfunduar faza e trajnimit për gratë, kurse në 4 të tjera është ende në fazën e trajnimit. Vlen të ceket se 80 % e grave që kanë fituar diploma më pas janë punësuar online në 35 vende të ndryshme të botës, si menaxhere marketingu, dizajnere, përkthyese etj.

Do e ngriti zërin edhe për fëmijët që kërkojnë çdo ditë lëmosh të cilët janë pa mbrojtje institucionale. Do punoj për t’i kthyer aty ku e kanë vendin, pra në shkolla, pra do të jap maksimumin për implementimin e ligjeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe grave.

Pse qytetarët duhet ta votojnë LDK-në e aleatët e saj në krye me Avdullah Hotin, e jo kundërshtarët e tij?

Qytetarët duhet ta votojnë LDK-në dhe aleatët sepse garojnë me një listë profesionistësh që janë të aftë ta zhvillojnë vendin në çdo fushë.  Vlen të ceket se brenda listës janë dy akademik, 35 doktor shkence, mbi 40 magjistra, profesor të nderuar, luftëtarë të vërtetë dhe të dëshmuar në betejat më të mëdha  në luftën e fundit dhe emra të njohur nga shoqëria civile, të cilët dëshmojnë se fitorja e LDK-së dhe aleatëve është e pakonkurencë.

Arsye tjetër pse duhet të përkrahet LDK është se kandidati i saj për kryeministër Dr. Avdullah Hoti është një njeri i dëshmuar si në aspektin akademik, pra është një profesor i respektuar, ndërsa edhe në qeverisje si ministër i Financave ka treguar se është një politikan i sukseseve dhe i pa korruptuar.

Dihet se mbi 50 % të votave vështirë se mund të fitojë ndonjë koalicion apo parti. Ç’pritni të ndodh pas 11 qershorit?

Mobilizimi dhe koncentrimi aktualisht është në fitoren e LDK-së dhe aleatëve, pra që ajo të dalë e para dhe më pastaj mbetet të shihen matematikat që mund të bëhen pas zgjedhjeve. Por jam e bindur se LDK do qeveris vendin në katër vitet e ardhshme, sepse këtë po e tregon çdo ditë mbështetja e madhe e qytetarëve në çdo komunë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Shah mat i pritshëm: skenari nr. 2 i Metës dhe kundërpërgjigja e Ramës me dorëheqje

Meta i shkel syrin Bashës, por ai e sulmon: LSI skllavëron njerëzit me tesera

Rama: Koalicioni me Bashën? Të shohim pas 25 qershorit; por nëse LSI del e para, iki nga politika

Detaji/Rama me ezanin në sfond: Politika, larg Ramazanit!

Të gjithë skenarët e 25 qershorit: Bye-bye LSI!

Shit-blerja e votës, LSI nën akuzë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni