Një kandidat për shefin e ardhshëm të ushtrisë izraelite tha dje se ndarjet politike midis palestinezëve ishin një pasuri e rëndësishme për Izraelin, njoftoi revista izraelite Arutz Sheva.
Ish-zëvendësshefi i Shtabit, gjeneralmajor Yair Golan, e deklaroi këtë në konferencën e Institutit Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit në Herzliya.
Duke iu referuar “sfidës” që vjen nga palestinezët, Golan tha: “E vështirë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë me palestinezët. Forca jonë është në mungesën e unitetit mes tyre”.
Me pas ai bëri thirrje ekstreme për reagim të fuqishëm ushtarak ndaj palestinezëve, kur tha se “pa një forcë shkatërruese, qytetarët e Izraelit do ta kenë të vështirë të garantojnë sigurinë që presin”. /tesheshi.com/