Serbët e Kosovës kanë ngritur prej sot, një kështjellëz të tyre identitare, në zemër të Prishtinës. Për të kujtuar, siç thonë ekzistimin e tyre, ata kanë hapur një Qendër Kulturore në kryeqyteitn kosovar.
Iniciatori i kësaj ideje, të bërë tashmë realitet, ishte ish-zv. kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç. Ai mbronte qëndrimin se serbët nuk duhen harruar dhe se ata bashkë me shqiptarët e ndërtuan Prishtinën.
Kurse Dushan Kozarev, zv.drejtori i zyrës për Kosovë në Serbi, deklaroi se Qendra Kulturore është tregues se “serbët po i kthehen Prishtinës dhe Prishtina do t’ju kthehet serbëve”. Kjo frazë e fundit ka qenë dhe helmi i hedhur në këtë rast, ke elementi “Kalë Trojë” është mëse evident.
Kjo qendër është hapur në pronën e Kishës Ortodokse në kryeqytet. /tesheshi.com/