Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kafeëmbëltorja në Vjenë: gjyshërit përgatisin ëmbëlsira dhe u shërbejnë mysafirëve

Për shkak të mbylljes pandemike, bari vjenez “Vollpension” ka nisur një platformë në internet në të cilën të moshuarit ofrojnë kurse të ëmbëlsirave. Projekti “Piqni Kundër Varfërisë” tani po zgjerohet ndërkombëtarisht për këdo mbi 65 vjeç që dëshiron të sigurojë të ardhura shtesë.

Kafeneja “Vollpension” është një histori suksesi e sipërmarrjes me përgjegjësi shoqërore për brezat e vjetër. Objekti i hotelierisë është konceptuar si një vend i afrimit, ku të moshuarit përgatisin ëmbëlsira dhe u shërbejnë mysafirëve me historitë e tyre të jetës. Kjo punë me kohë të pjesshme u siguron personave mbi moshën 65 vjeç një të ardhur përveç pensionit të tyre dhe i mbron ata nga vetmia.

Kështu, në fund të vitit të kaluar, “Vollpension” nisi një platformë online në të cilën të moshuarit ofrojnë kurse ëmbëlsirash dhe i shndërruan gjyshërit në ndikues dhe youtubers.

Brenda projektit, më shumë se 100 kurse u mbajtën me mbi 500 pjesëmarrës. Ky model i fuqizimit dixhital të gjeneratave të vjetra tani do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën.

“Vollpension” punëson 80 persona. Gjysma e të punësuarve janë mbi 60 vjeç, që jetojnë vetëm ose në prag të varfërisë. Përveç idesë së dobishme shoqërore, platforma dixhitale ndihmoi këtë kompani të mbijetojë gjatë krizës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts