Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Ka një luftë civile në zemër të Kishës”

Kritikat ndaj Papës nga Vatikani, gjithnjë e më të ashpra

by te Sheshi
14/02/2023
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ka një luftë civile në zemër të Kishës”

Kritikat ndaj veprimeve të Papa Françeskut, nga reformat e tij në politikën e jashtme, janë intensifikuar që nga vdekja e paraardhësit të tij Benediktit XVI, duke zbuluar një klimë të “luftës civile” në Vatikan në një kohë kur po zhvillohet një debat global për të ardhmen e Kishws Katolike, shkruan agjencia franceze e lajmeve AFP.

Benedikti, një teolog konservator gjerman, i cili ishte papë për tetë vjet përpara se të dilte në pension në 2013, vdiq më 31 dhjetor në moshën 95-vjeçare.

Disa ditë pas vdekjes së tij, bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Georg Gaenswein zbuloi shqetësimet e Benediktit për disa nga ndryshimet e paraqitura nga pasuesi i tij, Papa Françesku, veçanërisht vendimi i tij për të kufizuar përdorimin e meshës latine.

Kritikat nuk ishin të reja. Shumë në krahun konservator të Kurisë Romake, që drejton Kishën, janë ankuar prej kohësh se Papa argjentinas është autoritar dhe tepër i fokusuar në çështjet baritore në kurriz të ashpërsisë teologjike.

Pas vdekjes së kardinalit australian George Pell në janar të këtij viti, u zbulua se ai ishte autori i një memoje anonime të botuar vitin e kaluar që sulmonte drejtpërdrejt Papa Françeskun.

Memoja e përshkruan papatin si një “katastrofë” dhe kritikon, ndër të tjera, “dështimet e rënda” të diplomacisë së Vatikanit nën mbikëqyrjen e tij.

Pell, një ish-këshilltar i ngushtë i Franceskut, u burgos për abuzim seksual të fëmijëve përpara se të lirohej në vitin 2020. Më pas, në fund të muajit, kardinali gjerman Gerhard Mueller botoi një libër që i shtoi benzinë ​​zjarrit.

Ish-kreu i Kongregatës së fuqishme të Vatikanit për Doktrinën e Besimit dënoi “konfuzionin doktrinor” të Françeskut dhe kritikoi ndikimin e “rrethit magjik” rreth tij.

Libri i Muellerit ka shkaktuar hutim tek disa brenda Vatikanit.

“Kur pranoni kapelën e kardinalit, pranoni të mbështesni dhe ndihmoni Papën. Kritika bëhet privatisht, jo publikisht”, tha një zyrtar i lartë në Sekretariatin e Shtetit të Vatikanit.

Vetë Papa Françesku u tha gazetarëve të dielën e kaluar në avionin e tij në të kthyer nga Sudani i Jugut se kritikët e tij kishin përdorur vdekjen e Benediktit për të çuar përpara qëllimet e tyre.

“Dhe ata që përfitojnë nga një njeri kaq i mirë, një njeri i tillë i Zotit… mirë, unë do të thoja që janë njerëz jo etikë, janë njerëz militantw, jo njerëz të kishës”, tha ai.

Eksperti italian i Vatikanit, Marco Politi tha se libri i Mueller është “një fazë e re në përshkallëzimin e pandalshëm të kundërshtarëve të Papës”.

“Ka një luftë civile në zemër të Kishës që do të vazhdojë deri në ditën e fundit të papatit,” i tha ai AFP.

Tensionet po rriten ndërsa Kisha Katolike kryen konsultime të gjera globale për të ardhmen e saj, “Sinodin mbi Sinodalitetin” e nisur nga Papa Françesku në vitin 2021.

I projektuar për të decentralizuar qeverisjen e Kishës, ai zbuloi, për shembull, dallimet kryesore me Kishën Katolike Gjermane, e cila tregon shumë më tepër prirje për reforma sesa Roma.

Debatet përfshijnë gjithçka, nga vendi i grave në Kishë deri tek mënyra se si të trajtohet skandali i abuzimit seksual të fëmijëve, nga fakti nëse priftërinjtë duhet të martohen deri tek mënyra se si Kisha i trajton besimtarët LGBTQ.

“Me sinodin, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024, do të shohim peshën e rrymave të ndryshme brenda Kishës”, tha Politi.

Ai tha se kritikët e Papa Françeskut po mblidheshin tashmë në një “rrymë opinioni të aftë për të ndikuar në konklavën e ardhshme” dhe kështu në papatin e ardhshëm. Konklava, një mbledhje globale e kardinalëve, do të thirrej nëse Françesku vdes ose jep dorëheqjen.

Papa tha se do të ishte i gatshëm të ndiqte shembullin e Benediktit dhe të jepte dorëheqjen nëse shëndeti i tij e pengonte atë të kryente detyrat e tij papale.

Pavarësisht nga problemet e gjurit që e kanë mbajtur në karrige me rrota gjatë muajve të fundit, ai është ende aktiv dhe drejton Kishën dhe është jashtëzakonisht i popullarizuar në mbarë botën, siç dëshmohet nga turmat gjatë udhëtimit të tij të fundit në Afrikë.

“Ky gju është i lodhshëm, por unë po vazhdoj, qetësohu dhe do të shohim,” tha 86-vjeçari të dielën, duke bërë shaka: “Ju e dini se bariu i keq nuk vdes kurrë!” /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Real Madrid, kampion bote për klube

Real Madrid, kampion bote për klube

Ky është Shën Valentini indian: Dita e Përqafimit të Lopëve(!!!)

Ky është Shën Valentini indian: Dita e Përqafimit të Lopëve(!!!)

Njeriu që dëshiron, sheh dhe beson në shpërbërjen e Rusisë: si?

Njeriu që dëshiron, sheh dhe beson në shpërbërjen e Rusisë: si?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni