“Ukraina nuk do të jetë në gjendje përfundimisht të bëhet një anëtare e BE-së në 20-25 vitet e ardhshme, e as NATO-s.”
Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Komentet e tij lënë për të kuptuar se ambiciet e Ukrainës për t’i bashkuar BE-së nuk do të përmbushen dot në një kohë të shpejtë.
Juncker nuk ka dhënë shpjegime për arsyen e një pritjeje kaq të gjatë, por ka lënë të kuptohet se marrëveshja e tregtisë së lirë e këtij viti mes Ukrainës dhe BE-së nuk ishte një hap i parë drejt anëtarësimit të shpejtë.
Ndërkaq, BE-ja i ka qëndruar afër Ukrainës, e së bashku me SHBA-të dhe FMN-në i kanë akorduar 40 miliardë dollarë si mbështetje për të ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike. Po ashtu është hapur rruga dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve ukrainas drej vendeve të BE-së. /tesheshi.com/