Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jugohromi: Tetovar, do bukë apo oksigjen?! Ja cila është përgjigja e ambientalistit Afrim Osmani

by te Sheshi
01/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Jugohromi: Tetovar, do bukë apo oksigjen?! Ja cila është përgjigja e ambientalistit Afrim Osmani

Intervistoi: Mensur Krasniqi

Cili do të jetë fati i Jugohromi-it, kësaj “maceje të zezë” të fushës së Pollogut, që po jua shkurton jetën banorëve të zonës, sidomos atyre të Tetovës, kryeqendrës së shqiptarëve të Maqedonisë. Drejtuesit e kësaj uzine famëkeqe, as që e çojnë ndërmend mbylljen, sidomos me justifikimin se aty punësohen me qindra vetë, ushqehen pra me qindra familje. Nga ana tjetër, ambientalistët, por dhe popullata nuk do t`ja dijë, ata kaërkojnë ajër, ajër normal për mushkëritë e tyre, më parë se ushqim për stomakun.

Afrim Osmani, një ambientalist i njohur dhe tejet aktiv, ka patur së fundi një me drejtorin gjeneral të Jugohromit, Vasko Tenderovski. Kërkesa e profesor Afrim Osmanit ka qenë që Jugohromi sa më parë të angazhohet në tejkalimin e këtij problemi, që sipas tij është…mbyllja. Por nga njeriu përballë kjo është parë si e pamundur. Dhe, për ta na informuar më në detaj rreth bisedës mes tyre, portali tesheshi.com intervistoi z. Osmani….  

Fillimisht, me sa dimë ju jeni Prof.Dr. i Shkencave Penale dhe kriminologjike. Ndërkohë shquheni edhe si ambientalist. Cili është raporti i shkencave penale me ambientin ekologjik?

Po, është e vërtetë ajo se unë shpeshherë kam dhënë deklarata rreth çështjeve penale dhe mbi kriminalitetin, ngase këto janë fushat e mia të profesionit. Sa i përket ambientalizmit apo çështjes së mbrojtjes së mjedisit jetësor, vlerave ekologjike etj., kjo është po ashtu një nga fushat që trajton lëmia e Kriminologjisë; dhe unë, përmes angazhimeve të mia bëj përpjekje që ajo që i ndodhë Tetovës dhe kujtdo qoftë qyteti tjetër është krim dhe se duhet të trajtohet si krim.

Së fundi keni realizuar një takim me udhëheqësinë e Jugohromit, gjegjësisht me drejtorin e kësaj fabrike, Vasko Skenderovski. Pas takimit doli se të dyja palët ishit të shqetësuar me dëmin që po i shkakton kjo fabrikë ambientit jetësor të qytetit të Tetovës. Pas këtyre konkluzave, ky drejtor edhe më tutje mendon se duhet vazhdojë të punojë Jugohromi?

Takimi u realizua në ambientet e Jugohromit, pra në kabinetin e drejtorit, në të cilin takim u diskutuan çështje të shumta mbi ndotjen e mjedisit jetësor, e me theks të veçantë të ajrit nga ana e Jugohromit. Shqetësimi ishte i dyanshëm, dhe ajo që së pari parashtrova ishte çështja e mbylljes së Jugohromit, dhe se vetëm kjo do ta zgjidhte këtë problem një herë e përgjithmonë, por fatkeqësisht nuk hasa në këtë pikë në mirëkuptim. Por në bisedë zuri vend preokupimi se si të ulet e të zvogëlohet ndotja e ajrit ngase dalëngadalë fillojnë të paraqiten sëmundje të shumta që deri dje nuk i kemi pas në Tetovë dhe rrethinë. Premtimi i fundit i drejtorit ishte se në fillim të muajit të ardhshëm do të fillojnë me përgatitjet për vënien e filtrave të nevojshme, për të qenë gati deri në fillim të vitit të ardhshëm, pra në muajin mars apo prill.

Keni informata për numrin e të punësuarve në fabrikën e Jugohromit, meqë njëra ndër arsyet e mosmbylljes së saj, sipas Skenderovskit është se po të mbyllet Jugohromi shumë familje do mbesin pa kafshatën e bukës?

Sinqerisht nuk e biseduam këtë çështje, ngase ajo që më së shumti më shqetësonte ishte çështja e ndotjes, bile aspak gjatë bisedës nuk u diskutua numri i të punësuarve në Jugohrom. Por, pa marrë parasysh sa është numri i të punësuarve, kjo nuk arsyetohet me dëmin që shkakton Jugohromi, pra dëmi dhe pasojat janë shumë më të mëdha se sa dobia apo numri i të punësuarve.

Kërkesa juaj parashtruar Skenderovskit ishte që Jugohromi sa më parë të angazhohet në tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit në tërë Pollogun, gjë që do bëhej sipas jush vetëm me mbylljen e Jugohromit, por kjo u paraqit si shqetësim nga ana e drejtorit të Jugohromit, që mendon se është e mjaftueshme instalimi i filtrave të domosdoshme ekologjike, me çka do ulet indeksi i ndotjes së ajrit.  Sa janë gjasat që të mbyllet përgjithmonë Jugohromi në Tetovë?

Fatkeqësisht, për momentin nuk mendoj se ka gjasa për mbylljen e tërësishme të Jugohromit. Por ajo që mbetet të ceket këtu është se në këtë rast qeveria përdor standarde të dyfishta mbi këtë çështje, ngase i njëjti problem ishte edhe me shkritoren e Velesit Zletovo, ku nuk u lejua më rihapja e saj. Premtimi për instalimin e filtrave të nevojshme ekologjike sado pak do e zbusë dhe do e ulë ndotjen e ajrit, por edhe një herë theksoj se kjo nuk është zgjidhje përfundimtare e problemit.

Si ambientalist i shquar, ju për qytetarët së shpejti do të botoni një libër mbi kriminalitetin ekologjik. Mendoni që ky botim i juaj do të sensibilizojë  dhe ngrit vetëdijen te qytetarët se vetëm me mjedis të pastër e të shëndoshë mund të kemi një jetë normale?

Në përgatitje të sipër është libri Kriminaliteti ekologjik apo lëmia e veçantë që trajton çështjet mbi kriminalitetin ekologjik është e njohur si E DREJTA PENALE EKOLOGJIKE. Kuptohet se një botim i këtillë në literaturën shqipe tek ne mungon, dhe sado pak botimi i këtij libri dot jep kontributin e vet në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët dhe institucione në përgjithësi mbi çështjen e ndotjes së ambientit jetësor. E them këtë ngase ekziston një rregull në këtë drejtim: Çdokush prej nesh paraqitet si ndotës potencial i ambientit, po ashtu çdo kush prej nesh paraqitet edhe si viktimë potenciale të të njëjtës ndotje. Shumë prej qytetarëve dhe institucioneve nuk i njohin rregullat mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor. Obligimi i shtetit është që çdo qytetari t’i garantoj mjedis të pastër e të shëndoshë, por edhe çdo qytetarë është i obliguar që të kontribuoj për një mjedis të pastër e të shëndoshë.

Lëvizja Eco Guerilla, një organizatë joqeveritare mjaft e zëshme kundër ndotjes së ambientit jetësor, gjegjësisht fabrikës së Jugohromit. Si i keni marrëdhëniet me këtë organizatë, çfarë lloje bashkëpunimesh keni realizuar deri tani?23712630

Sinqerisht, deri tani hapat e marra në këtë drejtim, pra në ngritjen e vetëdijes tek qytetarët dhe institucionet shtetërore janë hapa personale, duke e përdorur autoritetin tim si profesor universitar. I njoh përfaqësuesit e organizatës Eco Guerilla, por nuk kam patur deri tani ndonjë kontakt direkt, por jo vetëm më këtë organizatë por edhe me organizatat dhe institucione tjera, me qëllim të shmangies së ngjyrosjes në baza të ndryshme ashtu edhe siç i trajtojnë tek ne ato që ndërmarrin hapa për të ndryshuar dhe të larguar një të keqe nga shoqëria jonë. Por kjo nuk do të thotë se unë jam i mbyllur për bashkëpunim, gjithsesi se dera e bashkëpunimit është e hapur dhe si hapi i parë fillestar do të jetë vënia e kontakteve të para të bashkëpunimit dhe ndërmarrja e veprimeve dhe aktiviteteve të mëtutjeshme me qëllim të tejkalimit të kësaj krize ekologjike me të cilën ballafaqohet Tetova dhe Pollogu në përgjithësi. /tesheshi.com/

Related Posts

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë
Sociale & Shoqëri

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës
Sociale & Shoqëri

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025
Next Post
Nga Ross DOUTHAT*: Spanja dje, Siria sot

Nga Ross DOUTHAT*: Spanja dje, Siria sot

Opozita e Kosovës: 5 deputetë të arrestuar e 2 me fletë-arreste në kërkim

Opozita e Kosovës: 5 deputetë të arrestuar e 2 me fletë-arreste në kërkim

Dhimbje të shumta në bark, mjekët zbulojnë se në trup ka…

Dhimbje të shumta në bark, mjekët zbulojnë se në trup ka...

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni