Ambasadori rus në Poloni Sergey Andreyev u mbulua me të kuqe teksa po përpiqej të vendoste një kurorë në varrezat e ushtarëve sovjetikë në Varshavë. Thuhet se ai u sulmua në këtë formë nga vendas dhe ukrainas aty, refugjatë luftes.
Për këtë incident reagoi edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova.
“Ambasadori rus në Poloni Sergei Andreyev dhe diplomatët rusë që e shoqëronin u sulmuan në Varshavë teksa vendosnin një kurorë me lule në varrezat e ushtarëve sovjetikë. Tifozët neo-nazistë treguan edhe një herë fytyrat e tyre – dhe kjo është e përgjakshme.
Prishja e monumenteve të heronjve të Luftës së Dytë Botërore, përdhosja e varreve dhe tashmë ndërprerja e ceremonisë së vendosjes së luleve në ditën që është shenjtërorja e çdo njeriu të ndershëm e dëshmon sërish: Perëndimi ka vendosur rrugën për rimishërimi i nazizmit.
Por, siç thashë, nuk mund të na trembni. Europianët janë ata që duhet të tremben kur shohin veten në pasqyrë”, thotë Zaharova, një gjuhë e njohur kjo e Kremlinit tashmë.
Për Rusinë, Perëndimi është nazist, për Perëndimin, nazizmi e Hitleri po shfaqen në Moskë. /tesheshi.com/