Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jora Risto: një çmim europian për “armët teknologjike” kundër atyre kimike

by te Sheshi
17/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Jora Risto: një çmim europian për “armët teknologjike” kundër atyre kimike

Nga Bardha Nergjoni

Kur të rinjtë bëhen bashkë askush nuk mund ti ndalë. E treguan në 1990 me lëvizjet studentore, por edhe në protestën më të madhe të mbështetur gjërësisht nga ata gjatë viteve të fundit, siç ishte ajo kundër armëve kimike të vitit 2013-të. Këtë herë e patën më të thjeshtë pasi kauza donte vetëm “zë” ndërsa teknologjia ishte aty për ti shërbyer. Jora Risto është shembulli se si të rinjtë mund të jenë aktivë, të luftojnë për një kauzë të drejtë dhe të organizohen deri në arritjen e qëllimit final.

12366536_969574186413793_1365158191_n

Ajo është studente e Mjekësisë në profilin Farmaci dhe sapo kishte filluar studimet kur mori pjesë në protestat  që ndalën demontimin e armëve kimike në Shqipëri.  Aktivizimin e të rinjve e përcolli nëpërmjet një eseje, e cila u përzgjodh fituese bashkë me eksperiencën e 11 të rinjve nga shtete të ndryshme të Evropës. Jora u përzgjodh mes qindra eksperiencave që nëpërmjet teknologjisë janë bërë bashkë dhe kënë sjellë ndryshime pozitive. Eseja e saj mbi mënyrën se si të rinjtë europianë përdorin instrumenta të pjesëmarrjes elektronike për të ndëgjegjësuar, ndikuar apo zgjidhur një problem shoqëror, mori vlerësimin e jurisë.  Historia për të cilën Jora mori çmim është një moment i rëndësishëm i qytetarisë pjesëmarrëse në Shqipëri. Ajo ka prezantuar historinë e studentëve të nëntorit 2013, cilët arritën të mobilizojnë protestat kundër proçesit të demontimit të armëve kimike  siriane në Shqipëri. Në një rrëfim për tesheshi.com, Jora tregon eksperiencën e saj.

A mund të më përshkruash dicka për aktivitetin ku u vlerësove për esenë dhe pjesmarrjen tënde?

Aktiviteti ishte pjesë e një projekti ndërkombëtar “e-UROPA for citizens”, organizuar nga Telecentre Europe  në bashkëpunim me organizata nga 11 vende të ndryshme të Europës. Konkursi kishte të bënte me përdorimin e instrumentave elektronikë në zgjidhjen e kauzave të ndryshme dhe ndikimin në vendimarrje.

12388261_968014466569765_1276053433_n

Në të merrnin pjesë 11 shtete Europiane dhe vetë rrjeti Telecentre Europe. Organizata Shqiptare, nëpërmjet të cilës u përfaqësua Shqipëria, ishte Instituti Shqiptar i Shkencave (Albanian Institute of Science) me drejtoreshën ekzekutive, Aranita Brahaj dhe Besjana Hysa, menaxhere zyre dhe projektesh. Pjesë e kësaj konference ishte edhe një konkurs ku mund të merrte pjesë kushdo mbi 16 vjeç dhe duhej të prezantonte një çështje, ku mjetet elektronike kishin luajtur rol vendimtar në zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm shtetëror. Ky prezantim do të bëhej nëpërmjet një eseje ose videoje. Nga qindra konkurues do të zgjidhej nga një fitues. çmimi jepej në Parlamentin Europian.

Jora, ju jeni shembulli i aktivizmit nëpërmjet internetit të protestës më të madhe që është bërë nga të rinjtë vitet e fundit, atë kundër armëve kimike. Si nisi kjo pjesëmarrje?

E vërtetë. Unë së bashku me grupin tim shoqëror kemi qënë pjesëmarës aktivë në protestat që u zhvilluan nga organizatat e ndryshme joqeveritare dhe ato studentore për të penguar demontimin e armëve kimike në vendin tonë. Pjesëmarrja ime në këtë kompeticion nisi nëpërmjet internetit. Informacionet rreth zhvillimit të këtij konkursi i mora nëpërmjet rrjetit social facebook, në faqen zyrtare të AIS (Albanian Institute of Science). Më pëlqeu menjëherë dhe mendova të aplikoja nëpërmjet një eseje. Edhe pse në periudhë provimesh dhe në limit kohe dorëzimi, arrita ta realizoja dhe dorëzoja. Krahas esesë i bashkangjitëm edhe një video, ku shfaqej akoma më qartë çdo moment i atyre ditëve.12380098_968019723235906_2016069869_n

Si e vlerëson faktin që Shqipëria nëpërmjet teje dhe AIS mori një çmim të tillë?

Padyshim që ky çmim ishte tepër i rëndësishëm, jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë. E them këtë, për arsye se ajo u përfaqësua në një konferencë ndërkombëtare, e rrethuar nga shtete anëtare të Bashkimit Europian, gjë që i dha një shtysë më shumë drejt njohjes dhe rrugës sonë të shumëpritur të anëtarësimit në BE.

Si t’u duk vetja përballë të rinjve të tjerë aktivistë në Bruksel?

Përballë të rinjve u ndjeva komode, e kënaqur dhe shumë krenare mbi të gjitha, që edhe në Shqipërinë tonë sado  të vogël dhe me probleme, mjetet elektronike influencojnë fuqishëm në vendimmarrjet e qeverisë. Ishte vërtet kënaqësi të përfaqësoja Shqipërinë denjësisht krah vendeve të tjera europiane. Një vlerësim tjetër, që mendoj unë, ishte edhe përzgjedhja ime dhe e fituesit nga Gjermania, për prezantimin e punimeve tona përpara pjesëmarrësve.

A e pati ndikimin e duhur media sociale në rastin e protestave kundër armëve kimike?

Po, padyshim qe po.  Pati ndikim mjaft të madh duke qënë se na prekte të gjithëve në një farë mënyre. Pikërisht mbi këtë subjekt është ndërtuar i gjithe argumenti i esesë sime, ku media sociale ka luajtur një rol kyç në të gjithë organizimin e protestes, që nga dita e parë e deri tek e fundit, për aq kohë sa zgjati. Duke filluar që nga televizioni, në të cilin ishte lajmi i ditës e duke vazhduar me rrjetet sociale, te cilat janë kthyer në trendin më të fundit të të rinjve,  si facebook, twitter, instagram. Postimi i fotove e videove online nga protesta apo ftesat për pjesëmarrje nëpërmjet statuseve, nxiti një pjesë tepër të madhe të popullsisë për të qenë atje e për të mbeshtetur një kauzë që ne e mendonim  të drejtë.

A do të jesh pjesë e nismave të tjera?

Po, për sa kohë që ato do të jenë pro të drejtave tona. Në momentin që duam të shkojmë drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Europian, kjo është një ndër pikat më themelore që duhet zbatuar, gjithmonë atëhere kur të jetë vërtet e nevojshme. Shembulli më i mirë është, pikërisht ajo protestë e dy viteve më parë, në të cilën çdo gjë u organizua në formën më paqësore, duke e bërë këtë dhe arsyen themelore të arritjes së një marrëveshjeje. Vendi ynë është përballë sfidave të shumta, të cilat duhet të trajtohen me maturi dhe ndonjëherë larg ndikimeve politike. Mendimi dhe veprimi qytetar i shprehur nëpërmjet mjeteve të informimit, duhet të stimulohet dhe të kanalizohet në drejtimin e duhur, në atë të realizimit të një nisme sado të vogël në dukje, por që është një shqetësim qytetar.

12387830_968015936569618_2084364329_n

Për cfarë duhet të protestojnë sot të rinjtë shqiptarë? A janë aktivë sa duhet? A vendosin të rinjtë? A dëgjohet rinia sot?

Ka shumë çështje për të cilat duhet protestuar. Mendoj që nuk jemi aktivë sa duhet. Kemi shumë kauza për të cilat duhet të protestojmë, duke filluar që nga të drejtat tona më minimale e deri tek çështjet që na përfshijnë të gjithëve. Ky ishte një fillim i mbarë për të gjithë ne. Ashtu sikurse ajo protestë shënoi një hap përpara, na bën të shpresojmë që duhet të luftojmë për të drejtat tona dhe të ngrejmë zërin për çka na duket e drejtë. Unë mendoj, se rinia është një forcë e madhe, e cila sot i ka të gjitha mjetet dhe mundësitë për të qënë aktive dhe të thotë kurdoherë mendimin e saj, që pa dyshim do të dëgjohet. Po qe se zgjidhet heshtja, nuk ka se si të dëgjohet. Jam shumë optimiste se do të ndodhë e kundërta. /tesheshi.com/

Related Posts

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Paradoksale: Kina vuan për ajër, Kanadaja ia shet me shishe të vogla

Paradoksale: Kina vuan për ajër, Kanadaja ia shet me shishe të vogla

Ambasadori gjerman i përgjigjet Berishës: Sulmi ndaj Gloverit, tregon shumë!

Ambasadori gjerman i përgjigjet Berishës: Sulmi ndaj Gloverit, tregon shumë!

Gazeta e Nard Ndokës sulmon pasuesen e Mark Frrokut, deputeten Ferracaku: fondamentaliste që rekruton ekstremistë!

Gazeta e Nard Ndokës sulmon pasuesen e Mark Frrokut, deputeten Ferracaku: fondamentaliste që rekruton ekstremistë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni