Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar kryeministrin e ri të Britanisë, Boris Johnson për një vizitë në Pallatin presidencial Elysee. Macron foli me Johnson të enjten mbrëma për ta përgëzuar për detyrën, dhe lavdëroi bashkëpunimin franko-britanik në një sërë çështjesh.
Të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështjen më të ashpër të Brexit-it “në javët e ardhshme, duke respektuar kërkesat e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Elysee.
Franca shihet si një kundërshtare e ashpër ndaj Brexit, duke qenë më skeptike se shtetet e tjera anëtare për vendimin e prillit i cili i jep Britanisë një afat shtesë deri më 31 tetor për të parandaluar largimin e menjëhershëm.
Megjithatë, Johnson thotë se dëshiron të ri-negociojë marrëveshjen e tërheqjes gjë që paraardhësja e tij Tereza Mej nuk ia doli. /tesheshi.com/