Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se me të filluar mbledhja e nënshkrime, ka pasur interesim mjaft të madh për nënshkrimin e peticionit. Vetëm gjatë ditës së premte janë mbledhur rreth 17 mijë e 463 nënshkrime kundër “Zajednicës” dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Ndërsa në tekstin ku njerëzit hedhin firmën, shkruhet: “Ne qytetarët e Republikës së Kosovës të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.”/tesheshi.com/