Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Jo vetëm vrasje: të mbetesh shtatzënë nga ushtarë rusë…

Ç’shkruajnë dy gazetare të NYT pas qëndrimit disaditor në Bucha

by te Sheshi
14/04/2022
in Konflikti, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Jo vetëm vrasje: të mbetesh shtatzënë nga ushtarë rusë…

“Më vranë djalin. Do të ishte më mirë të isha unë”, tha Ivan nga Bucha, aty ku forcat ruse kryen një krim që tronditi botën, deri në krahasim me Srebrenicën në Bosnje, nga mizoria serbe.

Gazetarët e New York Times, fotografi Daniel Berehulak dhe gazetarja Carlotta Gall, vizituan Bucha-n dhe kaluan më shumë se një javë duke hetuar krimin, duke biseduar me të mbijetuarit dhe hetuesit.

Ushtarët rusë u tërhoqën nga Bucha dhe lanë një numër trupash të vdekur në rrugë, bodrume dhe oborre. Shumë civilë u gjetën me plagë me armë zjarri në kokë, disa me duar të lidhura pas shpine. Një trup u gjet i prerë. Gazetarët e NYT përcaktuan vdekjen e 30 civilëve, disa të vrarë në shtëpitë e tyre ose në pyll, ose të djegur në një parking bosh. Më shumë se 100 çanta trupash u varrosën në një varr të përbashkët në varrezat e qytetit.

Mësuesja në pension Ludmila u vra mëngjesin e 5 marsit teksa hapte derën e shtëpisë së saj. Trupi i saj qëndroi aty për më shumë se një muaj. Ludmila jetonte me Ninën, një motër më e vogël me nevoja të veçanta.

Nina u gjet e vdekur në dyshemenë e kuzhinës. Nuk është e qartë se si ajo vdiq. Rruga “Jablonska” e Ludmilës doli të ishte më fatalja. Disa orë pas Ludmilës, djali i Ivanit vdiq po aty. Ivan nuk ka lejuar që të publikohet mbiemri i tij, shkruan NYT. Një burrë me biçikletë është vrarë gjithashtu në rrugën “Jablonska”. Deri më 11 mars, pamjet satelitore treguan se të paktën 11 trupa të pajetë shtriheshin në rrugë dhe trotuare.

Ivan varrosi djalin e tij në kopsht. “Është shumë e vështirë të varrosësh fëmijën tënd”, thotë ai. “Unë nuk do ta uroja këtë armikut tim më të keq.” I ndjeri ka lënë një djalë 8 vjeç dhe një vajzë 1 vjeçe. “Nuk mund ta shikoj nipin tim në sy”, thotë Ivan.

Pasi ukrainasit shkatërruan 20 tanke dhe automjete të blinduara ruse në kolonë, mendohet se rusët u hakmorën në Bucha. Volodymyr Feokistov. 50 vjeç, doli nga shtëpia më 4 mars, te fqinji i tij për bukë, megjithëse nëna dhe vëllai i tij i thanë të mos dilte. Të nesërmen ai u gjet i vdekur në rrugë.

Pas tërheqjes së forcave ruse nga afërsia e Kievit, Volodymyr Shepitko zbuloi se shtëpia e tij ishte grabitur, plot me plehra dhe shishe birre. Në bodrum ata zbuluan trupin e një gruaje me një plagë në kokë. U gjetën afër saj dhe prezervativë të përdorur, shkruan New York Times.

Është një nga shumë rastet e abuzimit ndaj grave, tha për NYT  Avokatja e Popullit në Ukrainë, Lyudmila Denisova. Ajo vuri në dukje raste të rënda të dhunës seksuale nga ushtarët rusë në Bucha dhe gjetkë. “Një grup grash dhe vajzash u mbajtën në bodrumin e një shtëpie për 25 ditë. Nëntë prej tyre janë shtatzënë tani. Ushtarët rusë përdorën dhunën seksuale si një armë lufte kundër ukrainasve”, theksoi ajo.

Gjashtë njerëz vdiqën nga uria në një shtëpi pleqsh, thanë varrmihësit për NYT. Pesë trupa u gjetën në bodrumin e një kampi veror për fëmijë të përdorur nga rusët si bazë. Policia gjeti dhe trupat e djegur të pesë anëtarëve të një familjeje në një livadh, mes tyre dy gra dhe një fëmijë. /tesheshi.com/

Related Posts

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!
Europa

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35
Bota & Rajoni

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin
Politikë

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025
Next Post
Putin humb oficerin e 40-të të lartë në Ukrainë

Putin humb oficerin e 40-të të lartë në Ukrainë

Erdogan: Ç’e dallon shpirtin ushtarak turk

Erdogan: Ç’e dallon shpirtin ushtarak turk

Rama me Alijevin: Turqia mes nesh, bekimi ynë!

Rama me Alijevin: Turqia mes nesh, bekimi ynë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni