Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i përfolur dhe ai për “lidhje me krimin”, tha se “asnjëherë në jetë nuk e ka dëgjuar apo parë Veljko Belivuk dhe anëtarë të klanit të tij”.
“Dua t’u them njerëzve vetëm një gjë: nuk kam parë apo dëgjuar asnjë prej tyre në jetën time. Nëse i njoh, jo vetëm që nuk do të jem president i Serbi, por unë jam gati të kaloj kohë në burg”, tha Vuçiç për TV Prva, i pyetur mbi personazhin në fjalë dhe klanin kriminal me identifikohet me emrin e tij.
Ai deklaroi se “po sulmohen ata që punuan për të shkatërruar këtë grup kriminal, si ai dhe ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin”.
“Mund të shihni se ata sulmojnë vetëm ata që e thyen atë oktapod mafioz“, tha Vuçiç.
Kujtojmë se Veljko Belivuk është kreu i një grupi kriminal që po gjykohet në Gjykatën Speciale në Beograd për shtatë likuidime dhe krime të tjera të rënda.
Implikimet e mundshme politike lindën kur ai pranoi se është anëtar i partisë së Vuçiçit dhe shtoi se klani i tij “ka punuar për shtetin dhe shefin”, por se nuk ka bashkëpunuar me ministrin Vulin sepse, siç tha ai, “ishte i droguar”. /tesheshi.com/