Klevis Balliu, ish-deputet i PD-së është arrestuar e jo thjesht ndaluar, marrë në polici paraditen e së martës, pasi udhëhoqi një grup protestuesish që të bllokonin rrugën te Unaza e Re, në zonën e quajtur si e “Astirit”.
Balliu, edhe pse deputet i Pogradecit, ka qenë “i zgjedhuri” demokrat për të mbajtur ndezur protestat e banorëve duke qenë në krye të tyre si emisar politik.
Tashmë, të njohurit si djali Fahri Balliut, do i duhet të përballet me nenet e kodit penal që parashikojnë dënime për bllokues rrugësh.
Arrestimit të Klevis Balliut i ka ndihmuar dhe fakti se ai tashmë nuk ka mandat deputeti. /tesheshi.com/