Maji, muaji që përkon me 70-vjetorin e krijimit të shtetit izraelit, do jetë dhe koha kur do zhvendoset ambasada amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, akt që përfaqëson njohjen e këtij qyteti historik si kryeqytet të Izraelit. Është konfirmuar kjo nga burime brenda administratës amerikane. Do jetë ambasadori David Friedman ai që do të nisë punën në ndërtesën e re
Ndër reagimet e para ka qenë ai i ministrit izraelit të Transportit dhe Inteligjencës, Yisrael Katz.
“Unë përgëzoj Presidentin Trump për transferimin e ambasadës në kryeqytetin tonë për 70-vjetorin e themelimit të Izraelit. Nuk ka dhuratë më të madhe se kjo. Vendimi më i drejtë dhe më i saktë. Faleminderit mik”, ka shkruar Katz në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë ka shprehur dhe kryeministri Netanjahu.
Vendimi i Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit u morr javë më parë duke provokuar reagime nga e gjithë bota e jo vetëm ajo muslimane. BE pothuajse e gjithë doli kundër, ndërkohë dhe një votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ishte kundër vendimin amerikan. /tesheshi.com/