“Jelekverdhët” francezët i përsëritën dhe njëherë skenat e para një javë, duke e shndërruar qendrën e Parisit në shesh lufte. Edhe pse qeveria u tërhoq nga rritja e taksave për karburantet fosile, masat e mëdha të protestuesve kanë vërshuar sërish dhunshëm rrugëve, kësaj here për koston e jetesës, duke pretenduar se ajo është e lartë.
Autoritetet kanë njoftuar se qindra njerëz u arrestuan, pasi policia iu gjeti me çekiçë, shkopa bejsbolli dhe sende metalike, për t’u përdorur si armë.
Që nga fillimi i protestave të “jelekverdhëve”, 1,043 njerëz janë plagosur dhe 1,424 janë arrestuar. /tesheshi.com/