Kështjella e famshme e Versajës pranë Parisit do të mbyllet të shtunën për shkak të protestës së shpallur të “jelekverdhëve” në zonë, tha administrata e kështjellës dhe prefektura e policisë lokale.
Kjo mbyllje e jashtëzakonshme e kështjellës së mbretërve të mëparshëm të Francës është pjesë e masave parandaluese.
Në rrjetet sociale, në ditët e fundit, po bëhen thirrje gjithnjë e më shumë për tubim në Versajë.
Një nga zëdhënësit e “jeleëkverdhëve”, Eric Drouet, tha se tubimi duhet të mbahet në një vend simbolik përpara kështjellës. E siç dihet, aty, më 1789 u zhvillua një kryengritje kundër mbretit Liugji XVI, që pasoi më vonë revolucionin borgjez francez, një nga ngjarjet që ktheu rrotën e zhvillimeve botërore, veçanërisht atyre europiane. Nga ai revolucion më pas do të shpëthente mendimi ateist, nacionalizimi dhe idetë komuniste. /tesheshi.com/