Mediat franceze shkruajnë se Ministria e Brendshme ka porositur 1730 copë pushkë të modeleve të ndryshme më datë 23 dhjetor, të cilat do të duhen për t’u përballur me protestuesit “jelekverdhë”, nëse ata sërish dalin në rrugë e përfshihen në akte huligane.
Mediat lokale raportojnë se policia franceze i ka përdorur këto armë që nga viti 2016.
Shumë politikanë dhe aktivistë pohojnë se shumë njerëz janë dëmtuar nga këto armë gjatë protestës së “jelekverdhëve”.
Gjatë protestave në afro një muaj, të përqëndruara çdo fundjavë, 10 vetë u vranë dhe 4,341 njerëz u arrestuan, ndërsa më shumë se 1,000 u plagosën.
Protestat filluan në mes të nëntorit kundër rritjes së njoftuar të taksës së karburantit.
Thuhet se nga protestat, pothuajse 43,000 qytetarë mbetën të papunë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej gati 28 milionë euro. /tesheshi.com/