Kjo javë pritet të sjellë vendime të mëdha politike në Kosovë, duke qenë se këto ditë pritet seanca e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Derisa PSD, që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti sot në mesditë pritet të merr vendimin për një koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajn, Ahmeti ndodhet në takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, për të llogaritur më mirë hesapet politike
Ky takim po mbahet në një nga restorantet e kryeqytetit, dhe ka filluar që shumë kohë, por ende pa asnjë njoftim zyrtar për koalicion.
Ajo që tashmë dihet është se LDK ka deklaruar se do hyjnë në koalicione parazgjedhore vetëm nëse këtë e bëjnë edhe partitë e tjera, në të kundërtën shkojnë të vetëm. /tesheshi.com/