Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Fillimisht emërimi i gjyqtareve është pranuar nga Kuvendi i Kosovës dhe më pas Presidentja bëri dekretimin e tyre. Në këtë mënyrë është kompletuar numri i 9 gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Gjyqtaret Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu bënë betimin para Presidentes Jahjaga, në një ceremoni ku ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi./tesheshi.com/