Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja si i ka keqmenaxhuar fondet Ministria e Kulturës e Kosovës (edhe ca rroga pa shkuar fare në punë)

by te Sheshi
05/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja si i ka keqmenaxhuar fondet Ministria e Kulturës e Kosovës (edhe ca rroga pa shkuar fare në punë)

Nga Bashkim Kastrati

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit gjatë vitit 2014 është karakterizuar me shumë parregullsi, sa i përket menaxhimit të parasë publike, mënyrës së realizimit të pagesave, punësimeve pa respektuar procedurat paraprake, dhënien e punëve me vlera qindra-mijëra euro pa procedura të prokurimit etj. Këto janë disa nga gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm.

Sipas raportit të auditimit, Ministria e Kulturës kishte bërë keqklasifikim të shpenzimeve ndërmjet kategorive ekonomike në vlerë totale prej 225,141€ (nga subvencionet dhe transferet janë paguar 183,176 euro për mallra dhe shërbime. Ndërsa nga mallrat dhe shërbimet 22,571 euro janë paguar për investimet kapitale dhe nga investimet kapitale 19,394 euro janë paguar për mallra dhe shërbime).

“Përveç kësaj në pasqyrën e realizimit të buxhetit, buxheti final për donacione ishte mbivlerësuar për 70,103 euro. Informatat në lidhje me pasuritë fikse janë materialisht të nënvlerësuara dhe të pasakta, ngase investimet në vijim prej 11,522,269 euro ishin keqregjistruar si pasuri në përdorim duke shkaktuar zhvlerësimin prej 589,437 euro, dhe në regjistër nuk janë përfshirë te gjitha pasuritë e Ministrisë”, konstaton auditori.

Ministria transferon paratë pa filluar projektet

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kishte transferuar mjete financiare në llogaritë bankare të Institucioneve vartëse në shumë prej 195,503 euro, për përkrahje të projekteve, edhe pse projektet nuk kishin filluar të implementohen. Gjithashtu ministria nuk kishte shpalosur në Pasqyrat Vjetore Financiare projektet e subvencionuara/përkrahura me vlerë totale prej 422,313 euro, të cilat janë në proces të mbylljes/arsyetimit.

Gjatë auditimit të ndërmjetëm janë shqyrtuar kontrollet e menaxhmentit dhe proceset shoqëruese që janë zbatuar për transferimin e mjeteve financiare në llogaritë komerciale të institucioneve vartëse si dhe janë dhënë këshilla për t’i përmirësuar ato.

“Ne kemi audituar një mostër transaksionesh për të gjithë vitin financiar lidhur me rregullsinë e pagesave. Vlera prej 195,503 euro është transferuar në llogaritë bankare të Muzeut Kombëtar dhe Institutit Arkeologjik për projekte të cilët ende nuk kanë filluar. Kjo ka ndikuar që rreziku të materializohet, ngase mjetet e pashpenzuara janë klasifikuar si shpenzime, ndërsa realisht janë pasuri e Ministrisë”, thuhet në raport.

Në lidhje me këtë çështje, Auditori i Përgjithshëm i rekomandon Ministrit të Kulturës që shqyrtojë shkaqet që po ndikojnë që transferimi i mjeteve tek institucionet vartëse të përsëritet vit pas viti dhe të identifikojë veprimet që duhet të ndërmerren që kjo të mos përsëritet në të ardhmen.

E gjetur tjetër është se Teatri Kombëtar, si institucion vartës i Ministrisë së Kulturës ka vazhduar edhe këtë vit të ofrojë hapësirën e bufesë me qira, duke mos pasur marrëveshje kontraktuese.

Auditori rekomandon që Ministri duhet të sigurojë vendosjen e një sistemi të përshtatshëm, që mbështet mbledhjen, evidentimin, barazimin dhe raportimin e të hyrave, ndërsa tërheq vërejtjen se dhënia në shfrytëzim e hapësirave të Institucioneve vartëse duhet të bëhet nëpërmjet një procesi transparent tenderues.

150 mijë euro u dhanë pa procedura të prokurimit

Një nga mangësitë e kësaj ministrie është edhe lidhja e kontratave pa procedura të prokurimit për kontraktimin e shërbimeve “Intervenimet emergjente në objektet e trashëgimisë kulturore”.

Ministria nuk kishte hapur tender mirëpo ketë shërbim e kishte marrë në bazë të një Marrëveshje të Mirëkuptimit (MiM) të nënshkruar me Culture Heritage Ëithout Borders (CHËB). Pagesa gjatë vitit për këto shërbime ishin 150,000 euro.

“Punimet ishin bërë para procedurave të prokurimit. Tek një kontratë prej 3,600 euro, punimet kishin filluar para se të zhvillohen procedurat e prokurimit”.

Në anën tjetër, drejtori i Muzeut kishte bërë tërheqje nga llogaria komerciale në vlerë prej 3,067 euro, ndërsa nuk kishte ndonjë dëshmi të dokumentuar se për çfarë janë shpenzuar ato mjete.

Vërejtje tjetër e Auditorit është se drejtorët e institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës kishin nënshkruar kontrata për punë të ndryshme në mungesë të aplikimit të procedurave të prokurimit në vlerë prej 34,060 euro. Përderisa sipas rregullave të prokurimit kërkohet që nënshkrimi i kontratave të bëhet nga udhëheqësi i prokurimit, një gjë e tillë rrezikon transparencën e procedurave të prokurimit.

Mungon në punë, por merr rrogën

E gjetura tjetër ka të bëjë me pagesa jo të rregullta që ka bërë ministria. Është paguar zyrtari edhe pse ka munguar në punë.

Një zyrtar ishte pezulluar nga detyra e tij me dakordim nga Menaxhmenti për kryerjen e një funksioni tjetër publik. Ndërsa nga muaji prill është kthyer në Ministri dhe është kompensuar retroaktivisht ( edhe për muajt paraprak) për muajt paraprak me 916 euro përkundër mungesës në punë;

Gjithashtu ka pasur raste të kompensimit të pagave më të larta se që ishin në kontratë.

“Pesë zyrtarëve të angazhuar me kontrata për shërbime të veçanta u ishin paguar nga 375€ përderisa në kontrata pagat mujore ishin 337€. Kjo ka shkaktuar mbipagesa në vlerë 531”, thuhet në raport.

Auditori gjithashtu i rekomandon Ministrit që të analizojë nevojat për staf dhe t’i shqyrtojë kontratat e zyrtarëve për shërbime të veçanta,  e njohur si kontratë mbi vepër, pasi që kontratat e tyre vazhdohen çdo vit dhe se numri i tyre është i madh dhe e mbingarkon buxhetin e ministrisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Kapet duke bërë selfie, arrestohet për terrorizëm

Kapet duke bërë selfie, arrestohet për terrorizëm

“Pushtimi” italian i jugut të Shqipërisë, flet konsulli i nderit në Gjirokastër: Si po shtohen vit pas viti turistët nga përtej detit

“Pushtimi” italian i jugut të Shqipërisë, flet konsulli i nderit në Gjirokastër: Si po shtohen vit pas viti turistët nga përtej detit

Ka pushtuar rrugët, Mercedes Benz projekton të pushtojë edhe qiellin: ja çfarë mendon gjigandi gjerman

Ka pushtuar rrugët, Mercedes Benz projekton të pushtojë edhe qiellin: ja çfarë mendon gjigandi gjerman

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni