Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

    Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

    Dimër apokaliptik amerikan: Rusia siberiane duket lule!

    Dimër apokaliptik amerikan: Rusia siberiane duket lule!

    Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

    Mblidhuni, po nisemi! Qytet që ofron 500 mijë bileta avioni falas për udhëtarë nga e gjithë bota

    Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

    Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

    Libri: Ndërsa Clinton po merrej me Lewinsky-n, Bin Laden godiste

    Libri: Ndërsa Clinton po merrej me Lewinsky-n, Bin Laden godiste

    “Pse”-ja e një përjashtimi: Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit

    “Pse”-ja e një përjashtimi: Ilhan Omar, jo më në një Komitet të Kongresit

    Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

    Baloni kinez që ka alarmuar SHBA-në

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“Pushtimi” italian i jugut të Shqipërisë, flet konsulli i nderit në Gjirokastër: Si po shtohen vit pas viti turistët nga përtej detit

Nga te Sheshi
06/07/2015
në Intervista, Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
“Pushtimi” italian i jugut të Shqipërisë, flet konsulli i nderit në Gjirokastër: Si po shtohen vit pas viti turistët nga përtej detit
14
SHPËRNDARJE

Në këtë sezon veror turistët nga Italia zënë një vend të vecantë mes vizitorëve nga vende të ndryshme të botës që janë të pranishëm në Jug të Shqipërisë. Të organizuar ose në mënyrë individuale, turistët italianë krahas qyteti të gurtë përfshijnë në guidat e udhëtimeve të tyre edhe zona të tilla si Përmeti, qytetin bregdetar të Sarandës, etj.  

10665117_813937018651368_2602084662594034693_n

Në intervistën e mëposhtme,  konsullit i Nderit të Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi shprehet se fluksi në rritje i vizitorëve që udhëtojnë nga matanë Adriatikut në drejtim të Gjirokastrës synon të jetë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur në Jug të shqipërisë mbërritën rreth 13 mijë italianë.

Bisedoi: Blerim Kore

I nderuar konsull, cila është vizitueshmëria e turistëve nga Italia në këtë sezon veror në Jug të Shqipërisë?

Ky vit është një vit i mbarë në bazë të të dhënave dhe kontakteve që ne kemi pasur si me operatorë turistikë por edhe me turistë. Kemi njerëz të cilët janë të interesuar në organizimin e grueve turistike dher konkretisht do të thoja që turizmi italian në jugun e Shqipërisë, konkretisht në Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë shikohet shumë i diversifikuar edhe këtë vit. Në Shqipërinë jugore kemi në Gjirokastër për këtë sezon grupet e ndryshme që kanë ardhur të turistëve italinë që konkretisht janë turistë me kampera për këtë sezon. Numri i tyre llogaritet deri tani në 10 grupe të ardhur në Gjirokastër, gjithashtu disa grupe me motoçikleta që janë shumë të dukshme edhe rrugëve të Gjirokastrës por edhe me fuoristrada, të cilët e kanë bërë një intinerar të preferuar Gjirokastrën dhe gjithë rajonin Jugor. Ndërsa Përmeti ka qenë i frekuentuar nga të apasionuarit e ecjeve në natyrë në zonat e Nemërçkës, Dhëmbelit, ku falë edhe mbështetjes që kanë nga intineraret e përgatitura  nga organizata CEZVI, e cila vitet e fundit ka implementuar disa projekte për turizmin në zonën e Përmetit, këto grupe kanë ardhur dhe kanë prekur nga afër  bukuritë natyrore të zonës së Përmetit. Por nuk do të lija pa përmendur këtu dhe Sarandën kur edhe këtë vit  Saranda është një nga realitetet e preferuara nga turistët italianë jo vetëm për bukuritë e saj por edhe për shumë element të tjerë që kanë të bëjnë me kostot e pushimeve. Konkretisht në Sarandë përveç turistëve që vijnë për një periudhë të caktuar kemi edhe qytetarë italianë rezidentë, të cilët kalojnë gjithë periudhën e verës pranë shtëpive të tyre, të cilat i kanë blerë kohët e fundit në Sarandë.  Kam patur kontakte me disa prej tyre, të cilët janë shumë të interesuar që të kalojnë periudhën e verës në Sarandë por ndërkohë ata kanë sjellë edhe miq të tjerë.

1229905_813937308651339_4712744322741344924_n

Cili është roli që luajnë emigrantët apo studentët nga Jugu i Shqipërisë në Itali për tërheqjen e turistëve nga matanë Adriatikut ?

Një rol të rëndësishëm për promovimin e zonës së Gjirokastrës për turistët italianë po luajnë edhe emigrantët shqiptarë që aktualisht punojnë apo studiojnë në Itali. Në mjaft raste ata shërbëjnë si guida turistike për vizitorët italianë  Një tjetër novitet për këtë vit është që shumë shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali janë kthyer ata në guida për grupet e ndryshme italiane, pra ata janë bërë promotorë të sjelljes së grupeve italiane në vendin e tyre. Pra më mirë sesa shqiptarët këtë guidë turistike për italianët në Shqipëri nuk mund ta bëjë njeri tjetër. Konkretisht unë kam patur kontakte në zyrën time me disa persona që kanë studiuar në Itali për shumë vite, janë nga zona e Tepelenës por edhe e Sarandës dhe janë duke punuar për organizimin e grupeve dhe të guidave turistike për Jugun e Shqipërisë.

Ksamil-Shqiperi

Cila është tendenca e fluksit turistik nga Jugu i Shqipërisë në drejtim të Italisë?

Një tjetër vlerë për turizmin italian është edhe shkuarja e një sërë banorësh të Gjirokastrës  nëpërmjet agjensive turistike të Tiranës por edhe atyre grupeve private që organizohen. Dhe kanë qenë dy-tre grupe të organizuara që kanë bërë inteneraret Romë, Firence, Venecia dhe në zona të tjera të Italisë  duke shkuar edhe tranzit prej Italisë në pjesë të tjera të Europës. Numri i shqiptarëve nga jugu i vendit që shkojnë drejt Italisë nuk është i njëjtë me italianët që vijnë në këtë zonë.Për shumë arsye, sepse në qoftëse italiani vjen në Shqipëri  edhe prej kostove të ulta që ka akomodimi ose ushqimi,  një shqiptar që të shkojë në Itali ka kosto më të larta. Kuptohet që është më i madh numri i italianëve që vijnë në Jug të Shqipërisë dhe më i vogël numri i shqiptarëve por gjithmonë në rritje, që shkojnë në Itali. Por do të thoja që përpara 5 vitesh nuk ka egzistuar organizimi i grupeve shqiptare nga jugu i Shqipërisë drejt Italisë . Kohët e fundit, dhe në mënyrë të vecantë dy vitet e fundit, kemi  disa grupe të organizuara që shkojnë për turizëm në Itali.

10313790_743552465689824_3210918684500342897_n

Sa ndikon forcimi i bashkëpunimit ne fushën e turizmit në marrëdhëniet në përgjithësi mes Italisë dhe rajoneve të Gjirokastrës dhe Sarandës ?

Shkëmbimet turistike midis realiteteve italiane dhe shqiptare vitet e fundit tregojnë një ecuri pozitive kjo edhe falë interesit në rritje që kanë agjensitë turistike për rajonin e Gjirokastrës. Jugu i Shqipërisë ka hyrë edhe në programe të tjera bashkëpunimi  të niveleve qeveritare por edhe lokale siç është Saranda, ku kohët e fundit kemi firmosjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis Bashkisë së Brindizit dhe Bashkisë së Sarandës, por edhe midis Bashkisë së Brindizit dhe një universiteti në Fogia të Italisë ku mendohet që të fillojnë projekte bashkëpunimi ndërkufitar përsa i përket restaurimit të vlerave arkitektonike dhe kulturore që mbart zona e Manastirit të 40 Shenjtorëve, një zonë e preferuar nga turizmi por edhe bashkëpunimi për celjen e një universiteti italian në Sarandë, i cili do të ketë si prioritet turizmin. Pra bashkëpunimet dy palëshe siç po shihet janë shumë pozitive për këtë periudhë. Le të urojmë që në të ardhmen të kemi shtim të bashkëpunimit mes Italisë dhe zonës së Gjirokastrës dhe Sarandës. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin
Shkencë & Jetë

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

04/02/2023
Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit
Sociale & Shoqëri

Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

04/02/2023
Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve
Europa

Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

04/02/2023
Lajme të tjera
Ka pushtuar rrugët, Mercedes Benz projekton të pushtojë edhe qiellin: ja çfarë mendon gjigandi gjerman

Ka pushtuar rrugët, Mercedes Benz projekton të pushtojë edhe qiellin: ja çfarë mendon gjigandi gjerman

Një bari i zonës, vrasësi i dy të rinjve nga Çekia

Një bari i zonës, vrasësi i dy të rinjve nga Çekia

Jo vetëm për t’u argëtuar: ja se si nëna përdori Facebook për të gjetur fëmijën e saj të humbur prej 15 vitesh

Jo vetëm për t'u argëtuar: ja se si nëna përdori Facebook për të gjetur fëmijën e saj të humbur prej 15 vitesh

TË FUNDIT

Pakistani bllokon Wikipedia-n për përmbajtje blasfemuese

Pakistani bllokon Wikipedia-n për përmbajtje blasfemuese

12 orë Më parë
Nusreti ushqen me biftek miliarderen më të kërkuar në botë

Nusreti ushqen me biftek miliarderen më të kërkuar në botë

14 orë Më parë
Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

Boshnjakët dhe shqiptarët në Serbi, të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë

14 orë Më parë
Dita Ndërkombëtare e Kancerit: shkaku kryesor i vdekjeve në botë

Dita Ndërkombëtare e Kancerit: shkaku kryesor i vdekjeve në botë

20 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

Katër këshilla nga ekspertët si të përballeni me stresin

04/02/2023
Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

Nga vaksinat tek inteligjenca artificiale: armët e reja në luftën kundër kancerit

04/02/2023
Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

Skandali në Gjermani: zbulohet agjenti që u ka dhënë sekrete rusëve

04/02/2023
Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

Politika serbe, votim në unison: Jo njohjes së Kosovës, jo anëtarësimit të saj në OKB

04/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist