Ka pasur thashetheme të shumta se do të ketë një kamer duale, një ekran të harkuar e madje edhe njohje të fytyrës, por e keni menduar ndonjëherë se si do të jetë pamje e iPhone 8? Si do të harmonizohen në një aparat të vetëm të gjithë këto elemente?
Një koncept i ri i imazhit të këtij smartfoni është zbuluar nga një artist, i cili na bën me dije se si mund të ngjajë pak a shumë iPhone i ri.
Sipas konceptit, i cili është bazuar në raportet e bëra publike nga Apple, kompania do të braktisë kasat e aluminit dhe do të rikthejë qelqin dhe dizajnin e çelikut./tesheshi.com/