Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Vizita e parë publike e një autoriteti izraelit në Arabinë Saudite

    Vizita e parë publike e një autoriteti izraelit në Arabinë Saudite

    Banjska serbe, dikur shqiptare: manastiri ishte xhami dhe ja kush hoxhë shërbente

    Banjska serbe, dikur shqiptare: manastiri ishte xhami dhe ja kush hoxhë shërbente

    Cili ishte plani serb të dielën nga Banjska?

    Cili ishte plani serb të dielën nga Banjska?

    Gazetari malazez: Mësimi që morri Vuçiç të dielën nga Kosova

    Kush janë të vrarët serbë të Banjskës?

    Historike: Saudia, me ambasadorin e parë në Palestinë

    Historike: Saudia, me ambasadorin e parë në Palestinë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Detaji i anashkaluar i një videoje: nga kush informohet Radojiçiç për dronin mbi kokë

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Mirësevini në muzeun “Trepça”!

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Zëri shqiptar mes serbëve: Përgjegjësia e Perëndimit në ngjarjet e fundit

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

    Dalin pamjet: Radojiçiçi famëkeq, në krye të terrorit serb në veri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ja pse produktet serbe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës – a nuk mjaftojnë dhe krimbat në to?!

Nga te Sheshi
26/05/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Ja pse produktet serbe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës – a nuk mjaftojnë dhe krimbat në to?!
22
SHPËRNDARJE

Nga Bashkim Kastrati

Importi i madh i mallrave nga Serbia paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Duke marrë parasysh gjendjen në veri në Kosovës, ku shumë mallra hyjnë ilegalisht, ekziston mundësia që këto mallra, sidomos ato ushqimore të jenë jocilësore.

Pra, në këto rrethana qytetarët e Kosovës ballafaqohen me cilësi jo të sigurt të produkteve ushqimore. Më të ndjeshme janë produktet e mishit dhe qumështit që vijnë nga Serbia.

Në periudha të ndryshme kohore është raportuar se mallrat e Serbisë janë jocilësore, ndërsa ka pasur raste kur në to janë gjetur edhe insekte.

2222222222221-1-700x525

Një shembull që mund ta përmendim, ka ndodhur para disa muajve, kur në çokollatat prodhime serbe, brenda ambalazhit një qytetar nga qyteti i Gjakovës ka zbuluar me dhjetëra krimba, (shih fotot) ndonëse në paketim figuronte se ka afat dhe nuk është e skaduar.

Ky është vetëm një nga rastet që janë raportuar nga qytetarët mbi cilësinë e produkteve serbe.

Gjithashtu gruri që importohet nga Serbia, ka rezultuar jocilësor, pasiqë ai grurë ka qëndruar për disa vite nëpër depo të Serbisë dhe pastaj është sjellë në Kosovë dhe është destinuar për njerëzit, ndërsa kualiteti i tij, zakonisht përdorët për kafshët.

Ka dyshime se Serbia prodhon me linja të veçanta për tregun e Kosovës, pra produktet serbe që vijnë në Kosovë kanë cilësi më të dobët, krahasuar me linjat tjera prodhuese që i prodhon për vende të tjera.

Testimet që janë bërë në laboratorë të sofistikuar kanë treguar se disa nga produktet serbe janë jashtë standardeve dhe mund të jenë kancerogjene.

I tillë ka rezultuar edhe qumështi  nga Serbia, i cili ka prani të madhe në Kosovë. Pasiqë analizat shkencore holandeze treguan se 70 përqind të mostrave të qumështit serb ishin kontaminuar me aflatoksin, qeveria e Beogradit njoftoi se qumështi i kontaminuar do të asgjësohet.

Aflatoksina, konsiderohet potencialisht kancerogjene, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shtetet anëtare të BE-së dhe fqinjët e Serbisë insistojnë në nivele të ulëta të lejuara me vetëm 0,05 për kilogram. Kjo materie toksike hyri në zinxhirin e ushqimit me anë të ushqimit të koncentruar të kafshëve.

Gjithashtu edhe produkte tjera që përdorën për fëmijë si kremra janë ndaluar të shiten në Kosovë, por kjo ka ndodhur vetëm kur laboratorët në Maqedoni e kanë zbuluar rrezikun e tyre. Të gjitha produktet e firmës “Kosil”, të cilat prodhohen në Serbi janë ndalur të shiten në Kosovë, pasi autoritetet e Maqedonisë e kanë njoftuar Inspektoratin Sanitar të Kosovës se ky produkt përmban materie të rrezikshme kancerogjene.

Por pavarësisht skandaleve të kohëpaskohshme të produkteve serbe, ato vazhdojnë të jenë shumë të kërkuara dhe të preferuara nga qytetarët e Kosovës, ani pse ka pasur dhe ka fushata të ndryshme që bëjnë thirrje për bojkotimin e këtyre produkteve, siç është ajo e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje “Duaje Tendën”.

142140

Kosova përmes importit i ka dhënë miliarda euro Serbisë që nga paslufta. Që nga viti 2002  deri në vitin 2014, qytetarët e Kosovës si konsumatorë ia kanë dhënë Serbisë hiq me pak se 3 miliardë euro, ndërkaq vetëm në vitin 2014, Serbia i ka fituar 371 milionë euro nga Kosova.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Organizatës Konsumatori, ka thënë për tesheshi.com se cilësia e produkteve serbe që importohen në Kosovë janë në proporcion të drejtë edhe me shkallën e zbatimit të ligjeve, e që nuk e arrin dot 40 %-shin.

“Ankesat e qytetarëve në lidhje me cilësinë e produkteve serbe tek ne, janë të pakta sepse  konsumatorët mendojnë se nuk kanë kujt t’i ankohen. Mungesa e besimit ose e guximit nuk është sinjal i mirë për Institucionet, Asociacionet dhe për mekanizmat e Shtetit për mbikëqyrjen dhe inspektimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit”, thotë Kaçaniku, duke shtuar se rreziku më i madh tek produktet serbe është fakti se një pjesë e tyre hyjnë ilegalisht dhe përveç afateve kohore, edhe kushtet të cilat importohen në mënyrë ilegale paraqet rrezik potencial për qytetarët e Kosovës si konsumatorë të produkteve në fjalë.

Qeveria duhet të përkrahë prodhimet vendore

Profesori i ekonomisë Naim Gashi, ka thënë për tesheshi.com se një nga problemet e cilësisë së produkteve që vijnë nga Serbia është hyrja ilegale e tyre. Ai thotë se një hulumtim i vitit të kaluar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare ka treguar se ekonomia në zezë përbën 34% të sektorit real në Kosovë.

10373508_765720710148387_4831468643107872692_n“Çdo i treti produkt që konsumohet në Kosovë nuk është i kontrolluar dhe nuk i ka paguar taksat shtetit. Kalimi ilegal i mallrave ka dy hendikepe kryesore: E para mallrat futen pa u kontrolluar cilësia, që paraqet rrezik për konsumatorët dhe e dytë nëpërmes ikjes nga taksat dëmtohet konkurrenca dhe arka e shtetit”, theksoi Gashi.

Sipas tij, forcimi i prodhimit vendor deklarativisht gjithmonë ka qenë prioritet i qeverive të Kosovës, por në fakt ajo nuk është realizuar deri më tani. Ai thotë se prodhuesit vendor ende përballen me dukurinë e ndërprerjes së energjisë elektrike, ata përballen me dukurinë e korrupsionit dhe haraçit dhe të gjitha këto i bëjnë më pak konkurrent në treg.

“Sa i përket cilësisë së mallrave, Kosova duhet të ngritë kapacitetet e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit dhe ato të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të garantuar se çdo mall i prodhuar në Kosovë, është konform standardeve të cilësisë”, u shpreh Gashi.

Produktet serbe kanë rezultuar kancerogjene?

Burim Piraj, është pronar i industrisë produkteve të mishit hallall “Meka”. Ai ka thënë për tesheshi.com se përgjegjësia e prodhimit për konsum vendor është shumë më e madhe se ajo e eksportit, ndërsa ankohet për konkurrencë të pabarabartë, sidomos nga produktet e mishit që vijnë nga Maqedonia. Ai thotë se prodhuesit në Maqedoni janë më të stimuluar se ne kur dihet se ata janë të liruar nga pagesa e taksës në lëndën e parë, ndërsa prodhuesit vendor jo dhe ata si anëtarë të CEFT-as janë të liruar nga taksa në produktet finale që eksportojnë në Kosovë.

“Ne shpesh nga e kaluara kemi qenë dëshmitarë se ne nuk posedojmë laboratorë për analiza superiore të produkteve dhe produktet e caktuara sidomos nga Serbia janë detektuar se kanë përmbajtje kancerogjene nga laboratorët e rajonit po jo nga laboratorët vendore dhe kanë vazhduar të shiten në tregun tonë dhe do të vazhdonin më tutje sikur të mos ishin zbuluar nga të tjerë”, ka thënë Piraj.

ffff

Sipas njohëse të fushës së ekonomisë e vetmja mënyrë për të “shpëtuar” nga produktet serbe është forcimi i sektorit privat si dhe zhvillimi i bujqësisë, në mënyrë që shumica e produkteve serbe të zëvendësohen me ato vendore. Gjithashtu është e domosdoshme që të raritetet bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë në mënyrë që produktet e Shqipërisë të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe anasjelltas. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Një gjyq ndaj Pepsi-t në Netflix
Sociale & Shoqëri

Një gjyq ndaj Pepsi-t në Netflix

27/09/2023
Cili ishte plani serb të dielën nga Banjska?
Kosova

Cili ishte plani serb të dielën nga Banjska?

27/09/2023
Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?
Analizë

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Lajme të tjera
Thaçi në Këshillin e Sigurimit: Asnjë makinacion nuk mund të ndryshojë historinë e Kosovës

Thaçi në Këshillin e Sigurimit: Asnjë makinacion nuk mund të ndryshojë historinë e Kosovës

Ngjela shfaqet në krah të Veliajt: Është i ri dhe i pakorruptueshëm

Ngjela shfaqet në krah të Veliajt: Është i ri dhe i pakorruptueshëm

Policia organizon mbi 1 mijë efektivë për vizitën e Vuçiç

Policia organizon mbi 1 mijë efektivë për vizitën e Vuçiç

TË FUNDIT

Vizita e parë publike e një autoriteti izraelit në Arabinë Saudite

Vizita e parë publike e një autoriteti izraelit në Arabinë Saudite

44 minuta Më parë
Një gjyq ndaj Pepsi-t në Netflix

Një gjyq ndaj Pepsi-t në Netflix

1 orë Më parë
Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj

Krahasimi denoncues: Të gjithë te Beleri, pakkush te Dritan Goxhaj

2 orë Më parë
Flet gruaja e Bruce Willis: Halli që na ka zënë si familje

Flet gruaja e Bruce Willis: Halli që na ka zënë si familje

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Cili ishte plani serb të dielën nga Banjska?

Cili ishte plani serb të dielën nga Banjska?

27/09/2023
Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Pas sulmit terrorist në Kosovë: pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

26/09/2023
Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

Rama për Serbinë: Koha ta ndajë mendjen…

26/09/2023
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

26/09/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Nga Gerti Gjyzeli: Shqipëria turistike jo e qeverisë

Nga Bujar M. Hoxha: Ringjallja braziliane e kuqezinjve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist