Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse partitë konservatore të Kosovës nuk po marrin përkrahjen e elektoratit

by te Sheshi
20/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja pse partitë konservatore të Kosovës nuk po marrin përkrahjen e elektoratit

Nga Bashkim Kastrati

Në Kosovë ka disa subjekte politike që kanë profil konservator. Disa nga ato janë iniciativa që synojnë ta kenë bazën e organizmit mbi parime të fesë islame, që nënkupton punë me ndershmëri, respektim të të drejtave të tjetrit, jodiskriminim ndaj shtresave të ndryshme sociale, pra një angazhim korrekt për një zhvillim të mirë shoqëror.

Këto subjekte politike përbëhen dhe udhëhiqen nga njerëz që njihen si praktikues të fesë islame dhe që lobojnë për të drejtat fetare në Kosovë, si çështja e bartjes së shamisë apo futjen e mësim-besimit në shkolla.

Por edhe pse në Kosovë mbi 90 për qind e qytetarëve i takojnë besimit islam, ndërkaq një pjesë e konsiderueshme e tyre janë edhe praktikues të fesë, këto subjekte politike nuk kanë arritur që t’i bindin ata për t’ua dhënë votën. Pra nuk është arritur objektivi për kalimin e pragut zgjedhor.

Gjithashtu ka edhe subjekte politike që kanë orientim të krishterë si Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, por edhe këto subjekte janë shumë të vogla dhe zakonisht bëjnë koalicion me partitë më të mëdha për të pretenduar mandatet për deputet.

Pra në këtë situatë këto subjekte politike janë të detyruara që të bëjnë koalicion me partitë tjera më të mëdha, e ku në të shumtën e rasteve programi i tyre politik nuk përfshihet në programin e partnerit më të madh.

Partia e Drejtësisë ka qenë partia që ishte afër kalimit të pragut zgjedhor, por në vitet e fundit kjo parti është përçarë. Nga kjo parti tashmë kanë dalë disa iniciativa tjera politike, duke e shpërndarë edhe atë elektorat të pakët që e kanë pasur, ndërkaq mundësia e vetme e tyre për të hyrë në qeveri apo në Kuvend është që të bëjnë koalicione parazgjedhore me partitë tjera më të mëdha.

Elektorati i djathtë – konservatorë i hutuar 

Amir Ahmeti ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë. Ai tashmë i ka ndarë rrugët politike me këtë parti që vazhdon të udhëhiqet nga Ferid Agani. Ai këtë çështje e lidh me hutinë që e ka elektorati me mosprofilizimiet e partive politike në Kosovë.

“Konsideroj se elektorati i djathtë konservatorë në këto zgjedhje do të jetë mjaftë i hutuar se si do të votojë. Për këtë më së paku kanë faj votuesit. Janë pikërisht udhëheqësit politikë, duke përfshirë edhe veten time, që nuk kemi arritur të ndërtojmë një platformë të përbashkët”, thotë Ahmeti, i cili tani udhëheq subjektin politik NISMA për Drejtësi dhe Zhvillim dhe do të garojë në kuadër të listës së AKR-së në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai thotë se partitë politike janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe se nuk ka parti me orientime tjera qoftë edhe fetare.

“Ndërsa sa i përket pyetjes me orientim islam nuk pajtohem se partitë politike janë parti sipas parimeve të bazuar në kushtetutë dhe ligje, e jo përfaqësues fetarë. Ne kemi institucionet fetare të cilat organizojnë jetën fetare në vendin tonë dhe vetëm ato janë kredibile dhe zyrtarisht të thirrura për të komentuar e vlerësuar për jetën fetare. Unë personalisht jam në politikë për dy parime: e para për të shmangur dukuritë negative në shoqëri dhe e dyta për t’i ofruar dobi shoqërisë”, theksoi Ahmeti.

“Shqiptarët e Kosovës bindjen fetare nuk e shprehin politikisht”

Analisti Mentor Tahiri ka thënë për tesheshi.com se shoqëria kosovare është kryesisht sekulare kur bëhet fjalë për identifikimin politik. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nuk preferojnë që bindjen e tyre fetare ta shprehin politikisht dhe as ta bëjnë pjesë të politikës.

“Në Kosovë ka disa subjekte me orientim të hapur islam, apo edhe të tilla të cilave ky orientim u nënkuptohet, ndonëse kjo nuk mund të kuptohet saktë, as nga emri e as nga programi i tyre. Këto subjekte megjithatë, nuk kanë arritur asnjëherë të ngrihen në subjekte serioze politike, ngase u ka munguar artikulimi i qartë i orientimeve dhe synimeve të tyre. Ato më shumë kanë mbetur në një stad iniciativash të pa rrumbullakuara kuadrovikisht”, thotë Tahiri.

Ai mendon se një aspekt tjetër është se duke mos artikuluar si duhet qëndrimet, nën prizmin reflektues të problemeve në shkallë botërore, këto subjekte janë shikuar më mëdyshje.

Ai thotë se koalicionet që bëjnë këto subjekte politike me orientim islam nuk do të duhej që të ishin pengesë në mbajtjen e parimeve dhe arritjen e objektivave të tyre programore.

“Duhet rikujtuar përfshirjen e Partisë së Drejtësisë (PD) në koalicion me AKR-në gjatë legjislaturës së parafundit të Kuvendit të Kosovës, ku në fakt PD kishte rol kyç brenda koalicionit që i përkiste, e rrjedhimisht me këtë edhe një lloj ndikimi në vet kabinetin qeveritar”, theksoi Tahiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Next Post
Asgjë e re nga bisedimet e Gjenevës për Sirinë, raundi i gjashtë mbyllet pa asnjë përparim

Asgjë e re nga bisedimet e Gjenevës për Sirinë, raundi i gjashtë mbyllet pa asnjë përparim

5 ushqimet që i bëjnë mirë çdo femre

5 ushqimet që i bëjnë mirë çdo femre

Donald Trump në Riad, kleriku saudit i jep mbështetje takimit të së dielës me udhëheqësit muslimanë

Donald Trump në Riad, kleriku saudit i jep mbështetje takimit të së dielës me udhëheqësit muslimanë

TË FUNDIT

  • Të fundit
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni