Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Telashet e pasosura të Trump: edhe drejtësinë kundër…

    Preshevë: (thes)ar në pelena!

    Preshevë: (thes)ar në pelena!

    Haaretz: Operacioni i fundit në Gaza, dështim i plotë!

    Haaretz: Operacioni i fundit në Gaza, dështim i plotë!

    Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

    Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

    Përvjetori i Nagasakit: Armët bërthamore, kërcënim real!

    Përvjetori i Nagasakit: Armët bërthamore, kërcënim real!

    Rikthimi i tensionit azero-armen, Erdogan flet si fitues lufte

    Rikthimi i tensionit azero-armen, Erdogan flet si fitues lufte

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ja pse kriza politike mund t’i shkaktojë pasoja të mëdha ekonomisë së Kosovës

Nga te Sheshi
05/08/2017
në Ekonomi, Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja pse kriza politike mund t’i shkaktojë pasoja të mëdha ekonomisë së Kosovës

Nga Bashkim Kastrati

Zhvillimet politike të tri ditëve të fundit tregojnë se tashmë Kosova ka hyrë në një krizë politike, përkatësisht në një bllokim të krijimit të institucioneve të reja.

Deklaratat e koalicionit PDK-AAK-NISMA se i kanë numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve rezultuan se kanë qenë vetëm sa për të krijuar një atmosferë të tillë që edhe deputetë tjerë ta votojnë propozimin për kryeparlamentar dhe të nominuarin për kryeministër.

Fakti që PAN nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave, ka bërë që ata të mos marrin pjesë në seancën parlamentare dhe pa praninë e tyre procesi nuk mund të shkojë tutje. Kjo për faktin se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese ka precizuar se grupi më i madh parlamentar mund ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe askush tjetër.

Fakti që tashmë ka përplasje ndërmjet subjekteve politike, kjo bllokadë në krijimin e institucioneve dhe rrjedhimisht vonesa në krijimin e qeverisë shkakton pasoja të shumta ekonomike.

Derisa Kosova të mos ketë qeverinë e re të krijuar, nuk mund të hyjë në marrëveshje me mekanizma financiar ndërkombëtar, apo nuk mund të fillohet me projekte kapitale. Një krizë e tillë stagnon zhvillimin edhe ashtu të dobët ekonomik, largon investitorët potencial dhe si pasojë e gjithë këtyre rritja e përgjithshme ekonomike mund të fillojë të bie.

Kujtojmë që në vonesën e krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve nacionale të vitit 2014 GDP-ja e Kosova pati rënë në 1.5 %, e që ka qenë rritja më e dobët që nga shpallja e pavarësisë.

Një qeverie stabile është parakusht për zhvillim ekonomik

Njohësit e fushës së ekonomisë thonë se vonesat në krijimin e institucioneve krijojnë shumë pengesa në aspektin ekonomik dhe sa më shumë që të vonohet krijimin i qeverisë së re, pasojat ekonomike do të jenë më të mëdha.

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se kriza aktuale institucionale vetëm e ka vulosur dështimin ekonomik të Kosovës. Sipas tij, do të duhen vite derisa të kthehet besimi i investitorëve të huaj dhe atyre vendas, pasi ata siç dihet e kanë humbur besimin edhe për shkak të jostabilitetit politik.

“Kontribuuesit kryesor në këtë situatë janë politikanët e Kosovës, sado që kemi ligje në harmoni me ligjet ma të zbatueshme në Bashkimin Evropian, për ne nuk vlejnë, përderisa politikanët shtyhen për interesa të tyre partiake, ekonomia e Kosovës është tashmë e dështuar. Në njërën anë është Serbia ajo që po lobon fuqishëm me të gjithë arsenalin e vet për ta paraqitur pavarësinë e Kosovës si të dështuar, e në anën tjetër politikanët tanë pa kurrfarë fytyre, duke fundosur ekonominë me veprimet e tyre të papërgjegjshme”, thotë Beqiri.

Ai thotë se Kosova tashmë ka humbur shumë hapa në zhvillimin ekonomik dhe se ngecjet e tilla do të kenë pasoja afatgjate në ekonomi. Beqiri mendon se krijimi i një qeverie stabile është ndër kushtet kryesore për zhvillim ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve.

“Ajo çka unë mendoj është që të ngrihen qytetarët për ta mbrojtur, apo thënë më mire për ta shpëtuar ekonominë nga kjo garniturë e çoroditur e politikanëve. Jemi shumë mbrapa, vendi ka nevojë për zhvillim, stabilitet politik për të pasur edhe zhvillim ekonomik. Raportet ndërkombëtare Kosovën e renditin në fund për transparencë, e para për nga korrupsioni, nepotizmi, haraçi etj”, theksoi Beqiri.

Krizat politike dëmtojnë ambientin e të bërit biznes

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se vonesa e krijimit të qeverisë do të shkaktojë pasoja ekonomike në shumë dimensione. Ai rikujton se si pasojë e krizës politike në zgjedhjet e vitit 2014 është shkaktuar edhe ikja masive e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së.

“Si rezultat i sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve, Kosovës po ia kanosin edhe një krizë tjetër sikurse kriza e vitit 2014, ku rezultoi me largim të qytetarëve, ikje të investitorëve, rënie ekonomike”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se paraqitja e shpeshtë e krizave të tilla është bërë një praktikë e keqe dhe tregon se Kosova nuk ka një stabilitet politik e rrjedhimisht nuk ka as stabilitet ekomomik. Kadriaj thotë se kriza të tilla politike ndikojnë që ambienti i të bërit biznes në Kosovë të mos përmirësohet.

“Duke uruar që mos të ndodhë drama e ikjes së qytetarëve duke vdekur në kufij të shteteve të ndryshme, një është e sigurt se ekonomia do të merr tatëpjetën si nga ana e investimeve dhe një ambienti të përshtatshëm të të bërit biznes. Si rezultat perspektiva ekonomike dhe politike do të lëvizë me hapa mbrapa. Kam bindjen se po të ishte nivel më i lart intelektual i deputetëve nuk do të kishte vend për krizë, sepse konsideroj që kjo është vetëm një krizë artificiale për të rritur çmimin e tyre në tregun politik”, ka thënë Kadriaj. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?
Amerika

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)
Konflikti

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Hapja e një pikëkalimi kufitar mes Saudisë dhe Katarit
Ekonomi

Hapja e një pikëkalimi kufitar mes Saudisë dhe Katarit

09/08/2022
Lajme të tjera
Droga nga Shqipëria, policia italiane siguron letrën që zbulon rrugët e trafikut

Droga nga Shqipëria, policia italiane siguron letrën që zbulon rrugët e trafikut

Zgjedhjet lokale në Kosovë, partitë edhe 17 ditë afat për t´u regjistruar

Zgjedhjet lokale në Kosovë, partitë edhe 17 ditë afat për t´u regjistruar

Zjarret, 15 vatra aktive në 24 orët e fundit. Ja qarqet më problematike

Zjarret, 15 vatra aktive në 24 orët e fundit. Ja qarqet më problematike

TË FUNDIT

The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

The Economist: Pse Izraeli sulmoi Gaza-n…

1 orë Më parë
Një italiane në hapësirë: si astronautët lahen në gravitetin zero?

Një italiane në hapësirë: si astronautët lahen në gravitetin zero?

2 orë Më parë
Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

Njollë nga e kaluara, hetime për ish-kreun e ushtrisë malazeze

3 orë Më parë
Vatikani, një Kardinal për Amazonën

Vatikani, një Kardinal për Amazonën

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

Katër muslimanët e vrarë të New Mexico-s: ç’po ndodh atje?

10/08/2022
Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

Cinike: makina ruse e luftës, e varur nga komponentë perëndimorë(!)

09/08/2022
Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

Një vit pas Afganistanit, inteligjenca amerikane drejt Kinës

09/08/2022
Ç’po bëjnë ekonomitë kryesore të botës për të lehtësuar qytetarët?

Ç’po bëjnë ekonomitë kryesore të botës për të lehtësuar qytetarët?

09/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist