Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja pse dështoi rimëkëmbja e industrisë së rëndë në Kosovë

by te Sheshi
10/06/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja  pse dështoi rimëkëmbja e industrisë së rëndë në Kosovë

Nga Bashkim Kastrati

Industria e rëndë si veprimtari ekonomike, në të kaluarën ka qenë ndër gjeneratorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Por që nga paslufta, kjo industri nuk po arrin të funksionalizohet në tërësi dhe të vihet në shërbim të ekonomisë së vendit.

Ndërmarrjet e mëdha të industrisë së rëndë si “Trepça”, fabrika e çimentos “Sharrcem”, “Ferronikeli”, fabrika e llamarinës “Llamkos” në Vushtrri, “Fabrika e Tubave”, Industria e gomës “Ballkani”, janë vetëm disa nga kompanitë të cilat në të kaluarën kanë pasur një ndikim të madh në bruto produktin vendor të Kosovës.

Disa prej këtyre ndërmarrjeve janë privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që në fazat e para të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, por që më pas nuk kanë arritur të tregohen të suksesshme në afarizmin e tyre. Shumica e tyre kanë dështuar dhe nuk kanë arritur që të vihen sërish në funksion. Ndërsa në javët e fundit, kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” ka shpallur ndërprerje të planifikuar të prodhimit, për shkak të problemeve teknike dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve.

Ndërkaq, për ndërmarrjen “Trepça” ende është duke u punuar në hartimin e një projektligji, i cili do ta shndërrojë këtë ndërmarrje në pronë të Qeverisë së Kosovës. Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.

Kombinati “Trepça” aktualisht është nën moratoriumin e vendosur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit është administrator i saj. Por në lidhje me këtë çështje ka pasur kundërshtim nga Serbia e cila ka pretendime të hapura për ta menaxhuar “Trepçën” përmes strukturave të saj paralele në veri të Kosovës.

Industria e rëndë nuk arriti të funksionalizohet pas shkatërrimit nga lufta

Profesori i ekonomisë Naim Gashi , ka thënë për tesheshi.com se industria e rëndë në Kosovë ka një traditë shumëvjeçare, por ajo fatkeqësisht ka pësuar shumë nga dëmet që i janë shkaktuar gjatë luftës.

Ai thotë se një pjesë e këtyre gjigantëve ekonomik janë riaktivizuar pjesërisht ndërsa një pjesë tjetër jo dhe se fatkeqësisht kapacitetet prodhuese janë larg të qenit optimale.

“Sa i përket ‘Trepçës’, sivjet pritet të miratohet Ligji dhe Strategjia për Trepçën. Synimi i qeverisë është që ta kalojë ‘Trepçën’ nën menaxhim të saj dhe ta largojë nga rreziku që i kanoset nga likuidimi ose privatizimi. Shumica e ndërmarrjeve të mëdha në Kosovë ballafaqohen me vështirësi në qasje në tregjet e humbura, vështirësi në furnizime, kualifikimin e punëtorëve etj”, thotë Gashi.

Ai thotë se zhvillimi i Kosovës nuk mund të bazohet vetëm në një sektor, por janë të rëndësishme edhe ndërmarrjet e mëdha edhe ato të vogla, sepse paraqesin potencial për gjenerimin e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimtarisë vendore, përmirësimin e bilancit tregtar etj.

“Ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik varet nga depërtimi i tyre në tregje ndërkombëtare, pasi që shumica e prodhimeve të tyre, sidomos tek ‘Trepça’, ‘Ferronikeli’, Fabrika e Tubave janë të destinuara për eksport. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit krijon favore për këto ndërmarrje të mëdha sepse kanë qasje të lirë në një treg prej 508 milionë konsumator”, u shpreh Gashi.

Privatizimi ua dha goditjen e fundit industrisë së rëndë në Kosovë

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com se Kosova është shquar në ish-Jugosllavi për industrinë e rëndë dhe rëndësinë e kësaj industrie në mirëqenien e qytetarëve të saj. Ai thotë se është evidentë se gjiganti “Trepça” ka kontribuar gjeneratë mbas gjenerate në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Kosovës por edhe të Serbisë dhe ish-Republikave tjera të Jugosllavisë.

“Edhe fabrikat tjera kanë dhënë rol jetik në zhvillimin ekonomik. Me luftën e fundit edhe këto industri pësuan dëmtime të rënda deri në atë mas sa të ndërpresin edhe prodhimin e tyre”, thotë Beqiri.

Ai thotë se një fat i keq ishte edhe mënyra e privatizimit të këtyre industrive, ta marrim shembull fabrikën e llamarinës “Llamkos” është detyruar të shuajë aktivitetin e saj pas privatizimin dhe fajtorë janë institucionet vendore për mënyrën e privatizimit të këtij lloj sistemi.

“Gjithashtu edhe ‘Ferronikeli’ ka hasur në vështirësi të mëdha financiare përkundër subvencioneve nga ana e qeverive kosovare. Vlen të përmendet edhe fabrika e tubave nga e cila punëtorët e saj edhe pse me urdhër të gjykatës e kanë fituar të drejtën e kompensimit nga privatizimi, qeveria e vendit ende heziton t’jua japë hakun që ata derdhen për me shumë se 30 vite”, theksoi Beqiri.

Sipas tij, nëse këto fabrika do të ishin tamam funksionale, papunësia në Kosovë do të ishte të paktën edhe 10% më e ulet, dhe pozita e Kosovës si në arenën rajonali si në atë ndërkombëtare do të ishte me ndryshe, gjithashtu nëse këto fabrika do të ishin funksionale sigurisht që numri i imigrimeve ilegale do të ishte shumë më i vogël.

Industria kosovare deri në fund të viteve të 80-ta arriti një nivel të konsiderueshëm zhvillimi, mirëpo në vitet e 90-ta u bë ngecje në zhvillim, prodhim, punësim, eksport etj.

Kjo fazë dhe lufta ndikuan në rënien e plotë të industrisë se sektorit shtetëror-shoqëror. Pas lufte, Kosova ishte në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, në gjendje emergjente ku duheshin siguruar shumë gjëra. Pasi kaloi faza emergjente, filloi procesi i privatizimit të fabrikave gjë e cila nuk shkonte ashtu siç ishte paraparë. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Grupi i armatosur kurd merr përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës të para tre ditëve në Stamboll

Grupi i armatosur kurd merr përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës të para tre ditëve në Stamboll

Historia e dhimbshme e fëmijës: sëmundja po e shndërron në gur

Historia e dhimbshme e fëmijës: sëmundja po e shndërron në gur

Zyrtare: EULEX-it i vazhdohet mandati në Kosovë deri më 2018-ën

Zyrtare: EULEX-it i vazhdohet mandati në Kosovë deri më 2018-ën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni