Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja për çfarë (nuk)na duhet folklori ne ballkanasve…

by te Sheshi
15/03/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja për çfarë (nuk)na duhet folklori ne ballkanasve…

Etnologjia dhe Folklori i injorojnë kufijtë gjeografikë dhe i japin rajonit të Ballkanit një dimension të globalizuar, por fatkeqësisht as këto dyja nuk bëjnë përjashtim në tendencat e kohëve të fundit që popujt e Ballkanit të hermetizohen dhe të hiperbolizojnë folklorin e tyre, duke ndërtuar mure izoluese, për ta paraqitur të veten superior ndaj të tjerëve.

Ndryshe nga Evropa ku këto dy drejtime janë shumë të përfaqësuara, duke e studiuar kulturën e krijuar nga populli me veprimet dhe mendimet e tij, në Maqedoni hulumtuesit e folklorit dhe etnologjisë shqiptare i numëron në gishta. Njëri nga ata është Izaim Murtezani, i punësuar në Institutin e Folklorit, i cili shprehet se nëse u referohemi përmbajtjeve të vlerave folklorike, respektivisht këngës dhe prozës popullore, do të gjejmë një numër shumë të madh të motiveve që përputhen me etnologjinë e popujve që jetojnë në Ballkan.

“Një kohë të gjatë kemi jetuar pranë njëri-tjetrit dhe si rjedhojë e kësaj fqinjësie kemi krijuar vlera të përbashkëta etnologjike, prandaj ky folklor duhet të na shërbejë për bashkim, dhe jo për ndarje”, thotë Murtezani.

Në vijë të njëjtë me Murtezanin, shprehet edhe Prof.Dr Jasminka Ristovska Piliçkova, specialiste në fushën e veshjeve. Duke bërë krahasimin mes veshjeve  popullore maqedonase dhe shqiptare në Strugë dhe rrethinë, ajo jep vlerësimin se të shumtë janë elementet që na afrojnë me njëri-tjetrin, pasi kultura është dhe duhet të jete urë lidhëse ndërmjet popujve.

Instituti i Folklorit në Shkup ku punon Murtezani, ka traditë 65-vjeçare, ndërsa punonjësit e saj bëjnë mbledhjen e folklorit dhe etnologjisë në terren, klasifikimin, dhe në fund përpunimin teorik të këtij materiali, i cili për nga vëllimi është një sasi kolosale e materialeve folklorike dhe etnologjike.

Për sa i përket folklorit shqiptar, arkivi i këtij  Instituti lë për të dëshiruar, por as e ardhmja nuk është premtuese thotë ai, duke fajsuar kompetentët për neglizhencë.

“Kohëve të fundit nuk bëhet financimi i ekspeditave shkencore, të cilat duhet të dalin në terren për të vjelur folklorin, prandaj shpesoj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të kuptojë nevojën e grumbullimit të folklorit që është në terren, në mënyrë që të jetë pjesë e arkivit tonë, që të dëshmojë për mënyrën e jetesës së popullit tonë në Maqedoni”, shprehet Murtezani.

Institut i Folklorit në Shkup ka 5 sektorë, nga të cilët vetëm një merret me folklorin dhe etnologjinë shqiptare por edhe të kombësive të tjera që bashkëjetojnë në Maqedoni, dhe si i tillë as për së afërmi nuk i plotëson nevojat dhe kërkesat që ka folklori dhe etnologjia shqiptare në Maqedoni, por themelimi para 7 vjetësh i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërorë të Shqiptarëve, sikur i kompenson disi këto mungesa. Madje i mbetet atij barra kryesore e promovimit jo vetëm të kulturës, historisë, gjuhës, por edhe të folklorit dhe etnologjisë shqiptare në Maqedoni.

“Në kuadër të ITKSHSH, tani eksiston një sektor i veçantë, i pagëzuar “sektori i etnologjisë dhe folklorit shqiptar” dhe kjo ka ndikuar që të mos ritet numri i shkencëtarve shqiptarë në institutin e folklorit”-thotë Murtezani, sipas të cilit në këtë kontekst, edhe USHT duhet të luajë rolin e tij me hapjen e një katedre enkas për folklorin dhe etnologjinë shqiptare në Maqedoni.

Për shkak të problemeve financiare, po e pësojnë edhe bashkëpunimet ndërkombëtare të këtij instituti. Është bërë  reduktimi i simpoziumeve të ndryshme shkencore, që kanë prekur edhe punën shkencore të të punësuarve në Institutin e Folklorit, të cilët me vetëfinancim, dhe me një shumë simbolike të ndarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vitin e kaluar organizuan një simpozium shkencor, me pjesmarje të instituteve ballkanike, në të cilin paraqitje dinjitoze kishin Instituti Antropologjik i Tiranës dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, në të cilin u diskutua për vlerat e përbashkëta folklorike.

Murtezani shprehet i bindur se ky bashkëpunim duhet riformuar për të theksuar politikën e tolerancës midis popujve ballkanikë dhe duke zbuluar vlerat e përbashkëta folklorike dhe etnologjike të Ballkanit.

“Shkenca është ajo, që duhet të gjenerojë tolerancë midis popujve, jo vetëm në Ballkan”, përfundon Izair Murtezani. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
PROFIL/ Rrëfimet dhe leksionet e një “Profesori” të natyrës, ato që na duhen

PROFIL/ Rrëfimet dhe leksionet e një “Profesori” të natyrës, ato që na duhen

REPORTAZH/ Mborja e Korçës, fshati që kërkon të bëhet qytet!

7 vjet nga shpërthimi, Gërdeci  me sytë e mediave botërore

7 vjet nga shpërthimi, Gërdeci me sytë e mediave botërore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni