Kryeministri Rama ka premtuar rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara në Korçë, si pasojë e një vale tërmetore me pasoja.
“Të gjitha banesat do të rindërtohen. Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama, duke publikuar dhe një video me pamje nga banesat e dëmtuara.
Më herët, opozita kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e prekura. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/386419558634244/?t=0