Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    “Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

    “Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

    Haradinaj, me “flamur” pro-Zajednicës!

    Haradinaj, me “flamur” pro-Zajednicës!

    Firmat e teknologjisë, në krye të pushimeve nga puna në SHBA

    Firmat e teknologjisë, në krye të pushimeve nga puna në SHBA

    Kolumnisti britanik: Në vorbullën e luftës, kjo po ndodh në Europë

    Kolumnisti britanik: Në vorbullën e luftës, kjo po ndodh në Europë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ja me ç`lloj cirku argëtoheshin shqiptarët para 100 vitesh

Nga te Sheshi
15/07/2015
në Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja me ç`lloj cirku argëtoheshin shqiptarët para 100 vitesh
6
SHPËRNDARJE

Nga Mark Brunga

Cirku, arena ku njeriu arrinte të shikonte live ëndërrën e pamundësisë ka histori të zhytur thellë në vite. Bota e madhe në perëndim e lindje ka pasur grupe të famshme me plot akrobatë, që e kanë sofistikuar artin e tyre nga shekulli në shekull. Dhe në shtegtimin grupeve të tyre, njerëzve që arrinin artin e lëvizjes pa kufi, një nga portat e kalimit nëpër Shqipëri ka qënë edhe Durrësi.

Një foto e vitit 1913, një vit pas shpalljes se shtetit të ri dhe një vit para shpërthimit të Luftës së I-rë Botërore, na sjell një objekt të cirkut. Është një rrotë e thjeshtë dhe e madhe prej druri tip karuseli; e punuar prej dërrasash për të shuar sadopak urinë e brezave të asaj periudhe për të luajtur me një stil ndryshe.

Foto e këtij objekti është bërë në një periudhe kur disku i drunjtë, ose rrota panoramike, siç cilësoheshin, ka qënë në gjendje inerte, të palëvizur. Mbase dhe e prishur ose e sapo riparuar për ta shpënë më pas në sheshe ku të shuanin urinë popullore për një dëfrim artistik të thjeshtë, por që i lartësonte papritur sikur të ishin artistë cirku edhe ata.

Gjithsesi fotoja e objektit të cirkut-lodër  të Durrësit të intrigon. Mund të jetë edhe sheshi ku një fermer ka parë jashtë diku një cirk të vërtetë dhe ka filluar ta konstruktojë një cirk “rrumpallë” , ashtu si rrotat e vaditjes të marra nga Egjipti i lashtë dhe që në zonat e veriut ishin te emërtuara zakonisht “rrumpalla”. Po në vendin e kovave të marrjes së ujit nga lumi për ta ngritur në një pozicion më të lartë se shtrati i rrjedhjes së ujit, ai ka montuar karrige prej dërrase…që të ndjehen klientët sadopak akrobatë.

VITI 1913.(RROTA PANORAMIKE E FILLIM-SHEKULLIT TE 20°, NE  NJE SHESH NE DURRES). (A.L.)   në Durazzo, Durrës, Albania

Dhe afër ka një spektator të rrallë; një bujk me qerre i cili mban një qeleshe mbi kokë. Dhe që e shfaq kuriozitetin më shumë drejt objektivit të aparatit që e ka fiksuar në atë moment, se sa karuselit-rrumpallë në sheshin ku linte dhe ai qerren pas pune. Qerrja është gjithë baltë, dhe duket kurrizi i buallit në anën tjetër të saj, që mesa duket po shlodhet pas tërheqjes në gjolin e një terreni kënetor, si ai i kënetës së Durrësit.

Duket mjedisi i një vape zhuritëse. Ka mundësi që në anë të sheshit të ketë pasur një repart marangoz për fermerët. Repart që ka punuar e riparuar qerre dhe që zejtarët kanë provuar të bëjnë edhe një “eksperiment shkencor” për ndërtimin e një karuseli, ose rrote panoramike të cilësuar, ngaqë  t`i shfaqte ndryshe peizazhet në levizje kur rrotulloheshe me të.

Korçë 1925. Është thuajse i njëjti objekt: karusel. Dhe mbase përurimi i tij,  meqë ka një entuziazëm të madh popullor. Nga veshjet e mira festive të korçarëve që e kanë rrethuar atë më kërshëri dhe të tjerëve që nxitojnë të marrin pjesë në përurim, duket se ata e vlerësojnë shumë këtë event. Është zgjedhur një shesh i madh, i cili është rrafshuar e përshtatur më parë, mes një peisazhi shumë piktoresk të rrafshnaltës korçare.

Cirku korce 1925

Nga një vëzhgim i fotos duket se ka njerëz mbi koshat-stola që po rrotullohen duke parë spostimin vertikal të peisazheve nga poshtë lart dhe anasjelltas, siç ndodh kur rrotullohesh me këtë mjet dëfrimi. Janë më shumë burra se fëmijë rreth e qark. Disa janë ulur në shesh dhe ndjekin me kërshëri lëvizjet e karuselit. Po edhe turmën entuziaste rreth e qark. Nga veshja me rroba dimërore duket se është stinë e freskët, por që ka ngrohur mjedisin fakti që ka hyrë në jetën e qytetit një gjë e rrallë. Që i thith korçarët me forcë magneti.

Cirku plazh 1988 pas frigoriferit

Një foto tjetër është e vitit 1988 në plazhin e Durrësit. Është vit kur tashmë këto karuselë ishin metalikë dhe që gjendeshin të shpërndarë në shumë sheshe lodrash të fëmijëve në të gjithë vendin. Po është interesante koinçidenca. Si foto e vitit 1913 ashtu edhe ajo e vitit 1988, pra rreth 75 vite më vonë, kanë qëlluar pa punë, pasi nuk kanë pasur klientë në to. Ky karusel ka shërbyer për shume vite në zonën e plazhit të Durresit, në afërsi të frigoriferit të madh.

Karuseli i Shkodrës

Mungon një foto karuseli për ta bërë më interesant atë që ka pasur Shkodra dikur. Por ka kujtime që tregojnë se atje ka qënë ndërtuar që në vitin 1850,  kur ka shkuar cirku i Stambollit në Shkodër.

Vitore Sallaku, bashkëshortja e artistit te madh të skenës shqiptare, të ndjerit Skender Sallaku,  tregon se para largimit të cirkut turk, ata kishin ndërtuar në Fushën e Topit një dallap-shyhret, karusel për fëmijë që vihej në lëvizje rrotulluese me anë të një mushke. Po ky objekt nuk e ka pasur jetën e gjatë, pasi siç thuhet, një fshatar ka vjedhur mushkën, “motorrin biologjik” të dallap-shyhretit. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ
Sociale & Shoqëri

Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

01/02/2023
Pesë vendet ku mund të merrni nënshtetësi të dyfishtë
Sociale & Shoqëri

Pesë vendet ku mund të merrni nënshtetësi të dyfishtë

01/02/2023
Nobeli për Paqe: nga kush është propozuar Erdogan dhe pse?
Sociale & Shoqëri

Nobeli për Paqe: nga kush është propozuar Erdogan dhe pse?

01/02/2023
Lajme të tjera
ANALIZË/ Më mirë ilaçe të lira apo ilaçe të mira?

ANALIZË/ Më mirë ilaçe të lira apo ilaçe të mira?

Rafineritë aziatike në pritje të naftës iraniane

Rafineritë aziatike në pritje të naftës iraniane

Një histori e rrallë: çifti bën dasmë për të festuar ndarjen

Një histori e rrallë: çifti bën dasmë për të festuar ndarjen

TË FUNDIT

“Përkëdhelje” amerikane për Vuçiç, bisedë me Blinken në kohën e Asosacionit

“Përkëdhelje” amerikane për Vuçiç, bisedë me Blinken në kohën e Asosacionit

24 minuta Më parë
Orteku i madh në Himalaje, bilanc tragjik

Orteku i madh në Himalaje, bilanc tragjik

5 orë Më parë
Rusi: zbulohet busti i Stalinit me “urdhër nga lart”

Rusi: zbulohet busti i Stalinit me “urdhër nga lart”

5 orë Më parë
E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

6 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

01/02/2023
Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

Video: sfida e re turke Arma II, gati për prodhim

01/02/2023
Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

Rrota e fatit: futbollisti i dështuar që zbuloi të ishte princ

01/02/2023
The Times: Ukraina do të rrjedh gjak deri në vdekje nëse…

The Times: Ukraina do të rrjedh gjak deri në vdekje nëse…

01/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist