Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit është folur shumë për një bashkëpunim mes PD dhe LSI-së, si dy forca opozitare. Lulzim Basha në një nga seancat e fundit në Kuvend u shfaq shumë miqësor me Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin, ndërkohë që LSI bashkoi votat me PS seancën e fundit për të shtyrë debatin mbi komisionin për reformën zgjedhore, ndërsa PD insistoi në zhvillimin e tij të enjten e kaluar.
Por duket se përballë një mazhorance solide të PS-së, që numëron 74 mandate deputetësh, pa përfshirë këtu edhe 4 mandatet e PDIU dhe Tom Doshin e PSD-së, PD dhe LSI duket se do të shkojnë drejt një bashkëpunimi opozitar.
Por për ta konkretizuar atë, duket se PD kërkon nga LSI që të provojë qëndrueshmëri e moral.
Grida Duma, deputete e PD-së, thotë se LSI është një forcë , e cila normalisht duhet të purifikojë qëndrimin e saj, e ndarë nga ato mëkate që ajo ka qënë në bashkëqeverisje. Në këtë kuadër, Duma thotë për klanplus, se LSI duhet të provojë se do të lërë pas shembullin e Bashkisë së Tiranës, pa votat e tyre mund të mos rritej çmimi i ujit, çështja e votimit kundër kreut të Kuvendi, në sallë u abstenua.
Sipas Grida Dumës, Partia Demokratike është e drejtë me aleatët e saj dhe tentativat për bashkëpunim janë pozitive. Por kur vjen puna për një koalicion me LSI për zgjedhjet e ardhshme, ende është herët .
“Nuk është çështja që në fund të këtij mandati ne të bëjmë llogaritë siç mund ti ketë bërë çdo forcë politike që ka qënë në qeverisje, duke llogaritur që mund të kontraktojë. Ka moment në të cilat dhe qëndrimet dhe diskutimet shkojnë në të njëjtën linjë plotësisht, nuk di të them nëse kësaj i duhet dhënë ndonjë notë pozitive për momentin”, tha Duma. /tesheshi.com/