Quhet Davide Cavaglieri, është 22 vjeç nga Brescia, kampioni botëror i festivalit të makiatos që mbahet çdo vit në Milano.
Në një kompeticion shumë të fortë përballen baristët nga e gjithë bota ku tregojnë se bërja e kafes para së gjithash është një art.
Kampioni i këtij viti ka garuar deri në minutën e fundit me dy vajza bariste, të cilat edhe ata ishin shumë të zonja dhe paraqisnin virtuozitet në pikturat prej qumështi, në telajon e kafesë esspreso.
Më poshtë po japim disa nga makiatot më mbresëlënëse të festivalit të këtij viti. /tesheshi.com/