Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

    Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

    Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

    Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Ja çfarë u zbulua me këto dylbi 3 vjet më parë, në thellësi të ujrave të Adriatikut…

Nga te Sheshi
12/07/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja çfarë u zbulua me këto dylbi 3 vjet më parë, në thellësi të ujrave të Adriatikut…

Nga Mark Brunga

Kanë qënë një palë dylbi që bënë të mundur identifikimin e një anije të mbytur në thellësi të gjirit të Durrësit tre vjet më parë. Dylbi që mund të konsiderohen dhe përcaktuese të një moment historik, ku me atë në tyre u zgjidh një mister i madh që datonte nga një histori lufte 97 vite më parë. Dihej vendi se ku ndodhej një anije e mbytur por nuk dihej identiteti i saj. Vetëm  gjetja e bërë gjatë një zhytjeje eksploruese me anë të një palë dylbive të prodhimit austriak të përdorura nga një oficer, bëri të mundur fillimin e zbërthimit të misterit të identitetit të anijes.

relitto1

Duke u nisur edhe nga koordinatat e ngjarjes, karakteristikat teknike dhe u mundësua bënë që të identifikohej me  siguri  se objekti i zhytur ishte avullorja  austro hungareze Brengez, e goditur nga një njësi detare MAS e Marinës Mbretërore Italiane me 13 maj 1918. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 234 ushtarë austro-hungarezë.

Historia 

Në gjirin e Durrësit, në përfundim të luftës  së parë botërore, ka ndodhur një tragjedi. Një avullore austro-hungareze me 1200 ushtarë në bord, ndërsa po i afrohej  portit të Durrrësit, është siluruar në mesnatë nga torpedot italiane të cilat kanë ardhur befasisht nga porti i Brindizit. Mjeti detar është mbytur shumë shpejt për shkak të  të 2 silurave që kanë goditur në shenjë objektivin në orët e mesnatës, ndërsa mjetet goditëse të imbarkuara në një destrojer që qëndronte në distancë janë larguar drejt bazës së nisjes në portin e Brindizit.

Foto ilustruese e nje anije qe po mbytet

Para 3 viteve,  anija fatkeqe Bregenz zbulohet në thellësi të gjirit të Durrësit nga një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare. 3 vite më parë shtypi italian ka pasqyruar kërkimet nënujore dhe zbulimet e bëra në gjirin e Durrësit. Gjatë këtyre kërkimeve u deklarua prej tyre se gjatë ekspeditës u arrit që të identifikohet një tjetër relit nga eksploratorët nënujës: “Këtë radhë është zbuluar piroskafi Bregenz i mbytur në vitin1918 në bregdetin e Durrësit”.

Sipas informacionit, mjeti i mbytur është zbuluar nga një përfaqësues i vendit ku ndodhi tragjedia për detarët austriakë, Igli Pustina, si dhe nga zhytësi Mauro Pazzi me ekipin italian. Zbulimi është publikuar nga portali asso-net.

Zbulimi i anijes së mbytur

foto10

Avullorja Brengez është mbytur në një betejë detare në muajin maj të vitit 1918. Një ekspeditë nënujore  ka bërë zbulimin e madh të anijes që gjendet prej vitesh nën ujrat blu të Adriatikut. Për gjetjen e tijë ekspedita ka kryer zhytje 2 ditore. Identifikimi është bërë gjatë zhytjeve të kryera nën ujrat e gjirit të Durrësit me data 25  dhe 26 qershor nga zhytësit. Zbulimi i rëndësishëm, i  realizuar nga  Igli Pustina dhe Mauro Pazzi, kreu  i kompanisë BLUSUB i cili ka njohuri të thella mbi ujrat e bregdetit shqiptar dhe është  fotografi i dytë i specializuar në relitet nënujor, ka qenë rezultat i kërkimeve disamujore  që kanë shërbyer për të bërë lidhjet me elementet e ndryshme të mbledhura në arkivat e italiane dhe austriake Luftës së Parë Botërore, dhe të cilat kanë bërë të mundur që të realizohet identifikimi i saktë  i vendndodhjes dhe identifikimit të anijes. Realisht, faktin që në këto thellësi ndodhej një relit, dihej prej kohësh nga peshkatarët shqiptarë, por asnjëherë nuk ishte arrritur të identifikohej se cila anije ishte për shkak të kushteve të keqija në të cilat ndodhej objekti.

Vetëm në fund të vitit të kaluar gjetja e bërë gjatë një zhytjeje eksploruese të një dylbie e prodhimit austriak të përdorura nga një oficer, bëri të mundur për të filllimin e zbërthimit të misterit të  identitetit të anijes, duke u nisur edhe nga koordinatat e ngjarjes, karakteristikat teknike dhe te gjitha këto bënë që kishim siguri tashmë se objekti i zhytur ishte avullorja  austro-hungareze Brengez.

Gjatë eksplorimit të relitit të shkatërruar, fotografi Mauro Pazzi  ka grumbulluar një dokumentacion të rëndësishëm fotografik të cilin e ka krahasuar  me imazhet e periudhës së luftës dhe ka arritur të bëjë indentifikimin korrekt të anijes së zbuluar.

Avullorja Bregenz është prodhuar në tetor të 1908, me porosi të marinës ushtarake austro-hungareze në fillim të vitit 1918 për përdorimin në transportin e trupave.  Ajo ishte e gjatë 108 , 15 m gjërësi dhe me  tonazh rreth 3905 ton. Ishte e pajisur me një motorr me avull  fuqi prej 3,350 HP,  që i lejonte një lundrim me një shpejtësi maksimale prej 13.5 nyje.

Beteja e  mesnatës dhe mbytja

foto12

Në mesnatën e datës 12 dhe 13 maj të vitit 1918, avullorja Brengez  i ishte  drejtuar Durrësit dhe po transportonte rreth 1.200 ushtarë austro-hungarezë, por pak para hyrjes së tij brenda fortifikimeve të portit, një shpërthim shkaktoi një të çarë  të madhe dhe pak çaste më vonë anija është tronditur nga një tjetër shpërthim në kazanët e kaldajës, të cilat sollën fundosjen e pashmangshme të saj me një pjesë të trupave që ndodheshin në bord.

Anija u mbyt nga silurueset  TBT  84 dhe 98 , dhe Kacatorpedinieri Dukla, menjëherë rekuperoi 958 ushtarët e mbetur në ujrat e detit  prej 1,200 pasagjerëve të anijes , ndërsa  viktimat rezultuan rreth 234 vetë  të mbytur. Mbytja e anijes austriake Bregenz u realizua nga lejtnanti italian Mario Azzi që  komandonte MAS 99, së bashku me komandantin Gennaro Pagano Melito dhe më pas kaluan në bordin e MAS 100 . Anijet MAS ishin vetëm disa metra të gjata, me autonomi të vogël, por me aftësi të mëdha manovruese (kjo mundësohej nga fuqia e madhe  motorike përkundrejt  dhe peshës  të kufizuar me shumë pak karburant). /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës
Konflikti

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara
Kulturë

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?
Politikë

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Lajme të tjera
Krerët e Kosovës “gatitu” para Nulandit: do e themelojmë Specialen!

Krerët e Kosovës “gatitu” para Nulandit: do e themelojmë Specialen!

BE, ultimatum Athinës: Reformat brenda 15 korrikut ose dalje nga euro brenda 6 muajsh

BE, ultimatum Athinës: Reformat brenda 15 korrikut ose dalje nga euro brenda 6 muajsh

Një studim me përfundime të frikshme: ja çfarë mund të ndodhë me Diellin dhe Tokën në vitin 2030

Një studim me përfundime të frikshme: ja çfarë mund të ndodhë me Diellin dhe Tokën në vitin 2030

TË FUNDIT

Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

5 orë Më parë
Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

5 orë Më parë
Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

8 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist