Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se vendi i saj do të rrisë volumin e marrëdhënieve me Izraelin, të cilin e ka konsideruar jo vetëm partner kyç, por edhe “mik” ngaqë nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Siç bën të ditur B92, Serbia do të rrisë marrëdhëniet me Izraelin në fushat e IT-së, turizmit dhe mjedisit.
Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher-Kamm ka premtuar ndihmën e Izraelit edhe në të ardhmen.
Kryeministrja serbe ka premtuar hapjen e një qendre të përkujtimit të holokaustit në Ballkan.
Por në Luftën e Dytë Botërore, hebrenjtë që jetonin në Serbi u larguan me shpejtësi nga ky vend dhe u fshehën në Shqipëri për t’u mbrojtur nga nazistët. Ishin familjet shqiptare, në shumicë muslimane që mbrojtën hebrenjtë që kryesisht vinin nga Beogradi. /tesheshi.com/