Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë izraelite, gjenerali Gadi Eizenkot, tha se Irani planifikon të krijojë një grup luftimi prej 100,000 mercenarësh në Siri.
“Vizioni iranian i situatës në Siri pas luftës është vendosja e një kontigjenti prej qindra mijëra militantësh në vendin fqinj. Aktualisht, tashmë janë 20,000 luftëtarë të Hezbollahut në Siri, si dhe milicitë shiite nga Iraku, Afganistani dhe Pakistani, së bashku me mijëra këshilltarë iranianë”, tha gjenerali Eisenkot.
Më parë, Izraeli u shfaq i shqetësuar prej tërheqjes amerikane nga Siria, duke thënë se ky akt do të fuqizonte Turqinë. /tesheshi.com/