Autoriteti Palestinez të enjten, i ofroi Izraelit ndihmë për të luftuar zjarrin, i cili për disa ditë ka përfshirë vendin. Oferta palestineze vjen në një kohë kur udhëheqësit izraelitë dyshojnë se prapa disa prej flakëe të pazakonta qëndrojnë arabët apo palestinezë të cilët, siç pretendojnë ata, e kanë vënë zjarrin me qëllim.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa raportoi të enjten se palestinezët i ofruan Izraelit ekipet e tyre të zjarrfikësve për të ndihmuar në përpjekjet ndërkombëtare për të shuar flakët. Yousef Nassar, drejtor i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile palestineze, tha se oferta paraqet “një mesazh humanitar”.
Palestinezët kanë ndihmuar Izraelin gjatë zjarrit katastrofik të vitit 2010, kujton agjencia amerikane. Një numër i madh zjarresh ende flakëron në të gjithë Izraelin, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ato janë shkaktuar nga “terrori i atyre që e kanë vënë atë me dashje”.
Netanyahu të enjten, gjatë një paraqitjeje para gazetarëve në Haifa, nuk bëri me dije nëse është i njohur identiteti i zjarrvënies së dyshuar apo motivet e tyre; sipas agjencisë amerikane, me vërejtjen se zyrtarët izraelitë shpesh e përdorin fjalën “terror” duke iu referuar arabëve apo palestinezëve.
Një ditë më parë policia izraelite arrestoi katër palestinezë nën dyshimin se ata ishin shkaktarë të vënies së tyre. Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld tha të enjten se policia po heton të gjitha shkaqet e mundshme, përfshirë zjarrvënien.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar të enjten nga Haifa, qyteti i tretë më i madh Izraelit. Në ndihmë i kanë ardhur së fundi Rusia, Turqia, Greqia, Italia, Qipro dhe Kroacia, që kanë dërguar avionë për shuarjen e flakëve.
Në zjarrin më të rëndë në vend që nga fundi të vitit 2010 në malin Karmel sipër Haifa, kanë humbur jetën 44 persona dhe brenda tri ditësh janë djegur disa akra tokë. /tesheshi.com/