Ish-shefi i shtabit izraelit dhe rivali më i rrezikshëm i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në zgjedhjet e ardhshme të pranverës, Benny Gantz formoi zyrtarisht partinë e tij të enjten.
Reuters raporton se detajet e partisë së rezistencës izraelite të Gantzit janë përcjellë në media para themelimit të saj formal dhe kanë dhënë disa njohuri për qëndrimet e tyre ideologjike.
Përveç përpjekjes për të ruajtur Izraelin si një “shtet hebre dhe demokratik”, partia premton të ndryshojë prioritetet brenda sigurisë kombëtare dhe ekonomisë.
Sondazhet e fundit sugjerojnë se kryeministri izraelit Netanjahu i parrisë Likud do të marrë një fitore të lehtë në zgjedhjet e 2019.
Gantz, 59 vjeç, u bë kreu i ushtrisë në vitin 2011, dhe më parë ai ishte komandant i forcave në veri, në kufirin me Sirinë dhe Libanin.
Ai ishte gjithashtu një atashe ushtarak në Uashington dhe gjatë mandatit të tij të katërt ai vëzhgoi dy luftëra në Rripin e Gazës.
Qeveria e kryeministrit Netanjahu vendosi më 9 prill të mbajë zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/