Ivica Daçiç, një ndër njerëzit me të angazhuar në politikën serbe kundër pavarësisë së Kosovës, ka treguar se jo Kosova, por Republika Srpska është e një rëndësie nr.1 për Serbinë.
“Për ne, çështja e Republikës së popullit serb në Bosnje, është çështje e rëndësisë kombëtare n.1. Ne besojmë se kjo është një çështje shumë e rëndësishme kombëtare, edhe më e rëndësishme sesa çështje të tjera që vazhdimisht cilësohen si ‘zemra e Serbisë’, shpirti i saj, baza e Serbisë qiellore”, ka thënë Daçiç gjatë një vizite në Banja Luka.
Dhe është e njohur se serbët e Kosovës, apo në një kuptim vetë Kosova, përshkruhen si “zemra e Serbisë”. /tesheshi.com/